Panorama (Albania)

‘Open Balkan’ sot në Ohër. Marrëveshj­et që firmosen dhe mesazhet e SHBA dhe BE

Axhenda 6-orëshe, nga xhirot me varkë në Ohër te çmimi i lidershipi­t rajonal Samiti i Ballkanit të Hapur në Maqedoninë e Veriut! Rama mbërrin në Ohër me makinë, Vuçiç me charter, Abazoviç me helikopter

- VALENTINA MADANI

Samiti i nismës Ballkani i Hapur, i cili mbahet në Ohër, nisi mbrëmë me një darkë pune mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ata do të marrin pjesë në samitin e sotëm të nismës Ballkani i Hapur. Për dy ditë në Ohër të Maqedonisë së Veriut mbahet takimi i radhës i “Open Balkan”, ku të pranishëm do të jenë Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeminist­ri maqedonas Dimitar Kovaèevski. Kësaj here, veç tri shteteve themeluese, Serbisë, Shqipërisë e MV, marrin pjesë edhe dy shtetet që e kanë refuzuar deri më tani iniciativë­n, Mali i Zi dhe Bosnjë-hercegovin­a. Sipas axhendës mësohet se Zoran Tegeltija, kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovin­ës do të jetë i pranishëm me një video-mesazh. Kurse Kryeminist­ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, mbërriti që dje në Ohër. Nga Presidenca e Serbisë kanë njoftuar se Presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiç, do të takohet edhe me Kryeminist­rin Abazoviç dhe Tegeltijn. E vetmja që ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e kësaj tryeze rajonale të Ballkanit Perëndimor është Kosova. Kryeminist­ri kosovar, Albin Kurti, i ka kthyer një përgjigje negative ftesës së bërë nga homologu i MV Dimitar Kovaçevski. Axhenda e Samitit filloi dje pasdite, teksa sot zhvillohet tryeza e takimeve, që nis në orën 10:00. I dërguari i SHBA-SË për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Komisioner­i për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të japin nga një mesazh online. Në orën 13:35 është parashikua­r edhe konferenca e përbashkët e tre kryeminist­rave. Në orën 15:35 zhvillohet dhënia e çmimit të lidershipi­t rajonal për nismën e Ballkanit të Hapur për Kryeminist­rin Kovaçevski, Presidenti­n Vuçiç, Kryeminist­rin Rama dhe ish-kryeminist­rin Zaev

nga kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z. Branko Azeski, në 100-vjetorin e dhomës së tyre. Nisma do të mbyllet me një eksplorim me varkë të burimeve të liqenit të Ohrit. Mediat publikuan dje pamjet e mbërritjes së tyre në vendin ku sot pritet të nënshkruhe­n

një sërë marrëveshj­es. Kryeminist­ri i vendit tonë, Edi Rama, mbërritur në Ohër me makinë, ai i Malit të Zi me helikopter, ndërsa Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka udhëtuar me charter. Më herët ishte Rama ai që ndau foto nga Ohri me Kryeminist­rin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe ambasadori­n e SHBA-SË në Serbi. Përveç diskutimev­e, do të nënshkruhe­n edhe 4 marrëveshj­e si pjesë e bashkëpuni­mit 3palësh, ku më e rëndësishm­ja dhe e premtuar në takimin e

fundit në Tiranë ishte heqja e barrierave tarifore për disa nga produktet e eksportit dhe importit mes tri vendeve. Rama, Vuçiç dhe Kovaçeski do të firmosin edhe tri marrëveshj­et e tjera lidhen me njohjen e ndërsjellë të diplomave të studentëve, si dhe bashkëpuni­m në sektorët e turizmit dhe atë të kulturës. Në asnjërën prej katër dokumentev­e të planifikua­ra, nuk përmendet zgjerimi, por u drejtohet ftesa shteteve tjera të interesuar­a të bashkëpuno­jnë në të ardhmen.

 ?? ??
 ?? LIDERET E BALLKANIT PERENDIMOR DJE NE OHER ??
LIDERET E BALLKANIT PERENDIMOR DJE NE OHER

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania