Panorama (Albania)

KURTIMUNGO­N NË OHËR

-

Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, mungoi në samitin e Ohrit të “Open Balkan”, ndërkohë që Prishtina zyrtare reagoi ashpër pas deklaratav­e të fundit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili në një konferencë për shtyp për anulimin e vizitës së tij në Serbi deklaroi mbështetje­n për “Ballkanin e Hapur”. Zyra e Presidencë­s nënvizoi se Lavrov tregoi që nisma “Ballkanit të Hapur” është një instrument i cili promovon hegjemonin­ë rajonale nga Rusia dhe Serbia. “Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov, konfirmon hapur lidhjen mes synimeve hegjemonis­te të Rusisë në Ukrainë dhe synimeve hegjemonis­te të Serbisë ndaj Kosovës. Për më tepër, Lavrov e sheh nismën e Ballkanit të Hapur si një instrument për promovimin e hegjemonis­ë rajonale nga Rusia dhe Serbia dhe për të prishur integrimin në BE dhe NATO”, deklaroi Blerim Vela, shef i stafit të Presidencë­s së Kosovës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania