Panorama (Albania)

Abazoviç merr pjesë në samitin e “Open Balkan”, por si vëzhgues

-

Nismës Ballkani i Hapur sot i bashkohet edhe Mali i Zi. Kryeminist­ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, mbërriti dje në Ohër, por ai do të jetë, ashtu si Presidenti Gjykanoviç në samitin e Tiranës në 2019-ën, thjesht në rolin e vëzhguesit. Kjo pasi Mali i Zi ende nuk e ka marrë zyrtarisht vendimin për t’iu bashkuar “Open Balkan”. Abazoviç tha se nuk sheh asnjë të keqe nga kjo iniciative. Ai është kritikuar nga një pjesë e publikut në vendin e tij, për shkak se nuk e përjashton mundësinë e anëtarësim­it të Malit të Zi në Ballkanin e Hapur, një nismë e nisur në vitin 2019, e cila deri më sot, pavarësish­t se ka mbështetje­n e Be-së, si dhe të administra­tës së mëparshme dhe asaj aktuale të SHBA-SË, nuk arriti të zgjerohej. Ndërkohë, Kryeminist­ri Rama sapo mbërriti dje në Ohër takoi Kryeminist­rin Abazoviç. Rama njoftoi se është takuar edhe më ambasadori­n e SHBA-SË në Serbi, Chris Hill. “Kënaqësi marrja e kafes së sapombërri­tjes në Ohër, me Kryeminist­rin Dritan Abazoviç, i cili fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadori­n e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëv­e, po edhe një mbështetës i vendosur i ‘Open Balkan’”, shkruan Rama.

 ?? ?? Rama e Abazoviç
Rama e Abazoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania