Panorama (Albania)

Çmimet e larta, banorët: Përgjegjës është Rama

Rritja e çmimeve shton blerësit me veresi në dyqane “Papunësia ma detyroi djalin të emigronte në Gjermani”

-

Vetmia është plaga e këtij shekulli për shumë të moshuar në vendin tonë. Pjesa më e madhe e pensionist­ëve i shohin një herë në vit ose edhe më rrallë fëmijët e tyre pasi nga varfëria emigrojnë për një jetë më të mirë. “Një djalë kam unë. Më iku, ka 2 vjet në Gjermani më la me plakën vetëm. Këtu edhe unë jam mërzitur, s’kam çfarë të bëj”. Jetesa në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e vështirë, pamundësia për të përballuar kostot e larta është e pranishme në shumë familje. Nga qytetet, periferitë e deri te fshatrat më të thellë, varfëria është ulur këmbëkryq dhe është thelluar edhe më shumë nga rritja e çmimeve së fundmi. Banorët e fshatit Pojan në Korçë nuk po sigurojnë më asnjë të ardhur nga tokat. Shtrenjtim­i i inputeve bujqësore, karburanti­t dhe mungesa e subvencion­eve janë kosto më të larta sesa fitimet e siguruara nga punimi i tokave. Rritja e çmimeve shton urinë për banorët, të cilët thonë se nuk kanë mundësi të blejnë as bukën e përditshme. Edhe shpresa po vdes për banorët e zonave të thella ku nuk shkon asgjë tjetër veç varfërisë. E thellë është skamja për banorët e fshatit Radovesh në Bulqizë, aty ku çdo gjë blihet me listë. Fshatra në mjerim e banorë të papunë që enden pa një shpresë për të ardhmen ku çdo ditë të tyren e kalojnë në varfëri. “Edhe kripën e marrim me listë”, shprehen banorët. Njerëz që drejtohen dyqaneve me xhepat bosh me shpresën se do t’iu shënohet emri në listën e gjatë të borxheve pasi para nuk kanë. Shitës që falin edhe një ditë tjetër ushqim për fëmijët, por që i afrohen falimentim­it. SITUATA NË ELBASAN

Përjetimi është i njëjtë për banorët e Elbasanit e fshatrave si në Cërrik apo Peqin. Shitësit ambulantë apo tregtarë të tjerë kthehen shpesh herë duarbosh. Blerësit janë të paktë në Memaliaj dhe fshatrat përreth tij ku kanë mbetur kryesisht pensionist­ë. Fatlum është ai që ka fëmijët në emigrim. Varfëria është e zakonshme për familjet shqiptare, të cilët privohen edhe nga buka. Në dyqanet e fshatit Arapaj dhe Shkozet të Durrësit janë të gjata listat me borxhe. Shqiptarët po lypin edhe bukën e përditshme. Rritja me shpejtësi e çmimeve ka thelluar varfërinë e shqiptarëv­e në çdo skaj të vendit, të cilët sytë i kanë nga emigrimi. Shifrat flasin se në vitin 2021 u regjistrua niveli më i lartë i të larguarve nga vendi në një dekadë, me gati 33 mijë persona që ikën pa kthim. Por ritmet e largimeve që nuk po ndalin po plakin vendin dhe thellojnë edhe më shumë varfërinë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania