Panorama (Albania)

Çmimet e larta, Berisha: Të përgatitem­i për protesta!

Ish-kryeminist­ri, diskutim me biznesin e vogël: Programi i Pd-së për klimën ndaj biznesit do të jetë i tëri i hartuar nga ju

- MARIGLEN KUME

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha i ka kërkuar biznesit të vogël që të përgatitet për protesta. Gjatë një bashkëbise­dimi me ta për krizën e çmimeve, ish-kryeminist­ri u shpreh se nëse nuk do të ndërmarrin hapa të tillë si protesta, situata sipas tij do të përkeqësoh­et.

“Së këtejmi ju garantoj se çfarëdo që të bëhet, çfarëdo që të themi, në rast se nuk vendosim t’i kundërvihe­mi me protesta të fuqishme, çdo vit e më e rëndë do bëhet gjendja jonë, si shoqëri si biznes, si intelektua­lë, si qytetarë. Nuk dua të shkoj në të shkuarën, por një moment do jua them këtu. Në vitin 1991, ato dyqane që ju filluat t’i hapni apo ato biznese ishin në hapat e parë. Por instinkti i lirisë ju shtynte juve që herë pas herë të ulnit që të gjithë qepenat. Ajo grevë e juaja e lemeriste regjimin. Ajo kishte një rëndësi të jashtëzako­nshme. Sot ne paguajmë çmim disa herë më të lartë në botë në proporcion me rrogën për naftën dhe si çmim nominal paguajmë çmimin që paguajnë zviceranët që kanë rroga dhjetë herë më të larta se ne! Vetëm kaq? A do t’i themi neve ndal kësaj me të gjithë ata që kanë makina? Po pse meritojmë ne këtë? Pse e meritojnë shqiptarët çmimin me të lartë. Para dy ditësh, në Maqedoni nafta ishte 185 lekë për litër, në Shqipëri 250 lekë, në një kohë kur Shqipëria nxjerr 1 milion ton naftë! Pse e meritojmë ne këtë? Ne e meritojmë se heshtim, e vetmja arsye është se ne e meritojmë se heshtim. S’mund të na bëhet kjo, nuk mund të ndodhë të na bëhet kjo”, tha Berisha.

AKUZAT

Në vijim të fjalës së tij pasi dëgjoi shqetësime­t e biznesit

të vogël, Berisha u shpreh se qeveria kamuflohet sikur biznesi i vogël nuk kishte taksa, por që sipas tij ato ishin transferua­r te taksat vendore. Por teksa biznesi dhe vendi është në krizë, kreu i qeverisë Rama sipas Berishës udhëton me avionë privat që për çdo fluturim koston e ka 150 mijë euro. “Digjet Sazani, kreu i qeverisë bredh poshtë e përpjetë me avion. Çdo udhëtim i tij shkon 150 mijë euro minimumi, po një kanader nuk e marrim ne verës. E kemi të ndaluar të marrim një kanader me qira ta mbajmë këtu për zjarret. Këtu gjithçka është bërë shtetërore, është bërë qeveritare, e një njeriu, e një partie. Ndaj dhe duke ju falënderua­r shumë për praninë tuaj këtu, ju garantoj se programin e biznesit tuaj do ta shkruani ju për qeverinë e Pdsë. Por nga ana tjetër ju ftoj, ju ftoj bashkërish­t të organizojm­ë rezistencë­n ndaj këtij regjimi që sot është monist total, dhe një i tillë ekziston vetëm në Bjellorusi­në e Lukashenko­s. Nuk duhet të kemi asnjë kompleks. Vërtet ai është i rreshtuar me Putinin dhe ne jemi vend anëtar i NATO-S. Por pikërisht se jemi vend anëtar i NATO-S nuk duhet të na ndodhin kurrë këto. Dhe qenia vend anëtar i NATO është detyrimi më madhor për ne, për të mbrojtur ato vlera dhe standarde që janë të përbashkët­a për vendet e lirisë”, vijoi Berisha. Në tryezën mes biznesit dhe Partisë Demokratik­e, një tjetër biznesmen tregoi se si u persekutua nga administra­te shtetërore pasi mbështeti publikisht “Foltoren” e Berishës. Ai tha që, megjithëse mori një kredi për të blerë autobusë sipas licencës që kishte marrë, i vendosën një gjobë të madhe dhe më pas ia hoqën edhe licencën. “Para ditës 11 që m’u dha rasti dhe mbështeta në ‘Foltore’ Berishën, jam sulmuar nga mëngjesi deri në darkë. Kisha një linjë autobusësh për shërbim publik, me të gjitha parametrat. Makinat i kisha të 2005-ës e pas, siç ishte në kontratë. M’u vunë nga mbrapa, më vunë 15 milionë lekë gjobë. Derisa ma hoqën fare licencën. Unë kisha marrë 100 milionë lekë kredi për të blerë autobusët dhe m’i hoqën”, tha sipërmarrë­si.

 ?? ??
 ?? ?? Berisha, dje gjatë takimit me përfaqësue­s të biznesit të vogël
Berisha, dje gjatë takimit me përfaqësue­s të biznesit të vogël

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania