Panorama (Albania)

Garancia sovrane, Shehi: Kam frikë se është ngritur e do përfundojë në disa duar

-

Kreu i LZHK-SË, Dashamir Shehi, ngriti shqetësimi­n se dhënia e garancisë sovrane për bankat që t’u japim kredi importuesv­e të produkteve bazë është ngritur për të shkuar në disa duar. Në Komisionin e Ekonomisë, Shehi u shpreh se qeveria duhet të mendojë edhe për një prodhuesit vendas dhe të ndërtohet një skemë e tillë për t’i mbështetur. “Unë kam frikë që kjo si të gjitha historitë e mbështetje­ve financiare do të përfundojë në disa duar. Kam frikë që është ndërtuar për disa duar. Këtë lloj biznesi në vendin tonë e bëjnë njerëz një njëkohësis­ht shesin naftë, tulla, energji elektrike dhe po këto janë që blejnë grurin, vajin, sheqerin, miellin, orizin, dhe kur këto s’kanë likuiditet­e te karburanti, tullat e hotelet që kanë filluar në Dhërmi, ngel puna te sheqeri dhe orizi. Do t’i marrin këto likuiditet­e, ky akt nuk ka për të dhënë një vrull të madh për biznesin në përgjithës­i. Ka ardhur dita që ne si komision dhe ju si qeveri të ndihmojmë edhe prodhuesit. Pse nuk bëjmë një skemë të tillë. Po vjen vjeshta, duhet të mbillet grurë. Të marrin kredi prodhuesit e gruri, misrit, se nuk besoj që kjo krizë do mbyllet tani. Hajdeni të japim jo 30 milionë euro, por 100 milionë euro, që të fillojë të lëvizë prodhimi vendas. Këtë vit, tokat do punohen 20-25 për qind më pak në kohën e krizës. Nesër do mungojë një pjesë nga prodhimi vendas. Na duhet një skemë për të mbuluar disa elementë të tjerë që ta vëmë në lëvizje mallin shqiptar, i cili do t’i zbritet këtij malli që është i rrezikshëm, se mund të na dalë edhe me kosto më të lirë. Ne duhet të fusim në treg prodhimin vendas”, tha Shehi.

 ?? ?? Dashamir Shehi
Dashamir Shehi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania