Panorama (Albania)

Ibrahimajk­onfirmonmo­nopolet, 80 për qind e produkteve bazë importohen nga 2-3 furnizues

“Nëse nuk shitet, produkti do të blihet nga rezervat e shtetit” Ministrja e Ekonomisë: 30 milionë euro si garanci për bankat që t’u japin kredi grosistëve për të blerë rezervën e detyruar 3-mujore

- KELMENT BAÇI

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, konfirmoi se në importin e produkteve ushqimore bazë janë krijuar monopolet, pasi 80 për qind e tyre sillen në vendin tonë nga 2-3 importues.

Gjatë diskutimev­e në komisionet parlamenta­re, Ibrahimaj prezantoi mbështetje­n e qeverisë me garanci sovrane prej 30 milionë eurosh për importuesi­t, me qëllim sigurimin prej tyre të rezervës së detyrueshm­e të produktit për 3 muaj. Përmes një akti normativ, qeveria u del garante 4 bankave në vend që ato t’u japin kredi importuesv­e, me qëllim që ata të zbatojnë një detyrim ligjor. E pyetur nga deputeti i Pd-së, Helidon Bushati se kush do jenë përfituesi­t dhe sa është numri i tyre, ministrja e Ekonomisë u shpreh se subjektet kryesore që importojnë produktet bazë si vaj, oriz, grurë e sheqer janë në numër të kufizuar, duke konfirmuar monopolet. Sipas Ibrahimajt, akti përcakton që në rast se rezerva nuk shitet, ajo do blihet nga rezervat e shtetit me të njëjtat kosto. “Garancia sovrane është kredi, bizneset do të paguajnë norma interesi, thjesht do të kenë kushte më të lehtësuara. Sa u takon numrave, subjektet kryesore që importojnë produktet vaj, oriz, grurë e sheqer janë të kufizuar në numër. Nuk bëhet fjalë për qindra. Ne i kemi listat. Janë 18 importues vaji, në oriz 7, në grurë janë 11 importues pra janë numra të kufizuar. Megjithatë, edhe brenda këtyre numrave, rreth 80 për qind e produktit importohet nga 2-3 furnizues. Nuk bëhet fjalë nga mijëra përfitues dhe një numër të pakontroll­uar. Secili prej tyre ka detyrimin që të mbajnë rezerva për tre muaj, duke iu referuar sasisë së blerjeve të vitit të kaluar. Bordet nuk kanë për qëllim vetëm përcaktimi­n e çmimeve, por kanë për qëllim

edhe kuptueshmë­rinë e tregut, pasi është një treg që kontrolloh­et nga subjektet, jo nga shteti. Për të gjitha produktet, tregtarët thanë që kishin rezerva të mjaftueshm­e dhe kuptuam që ato duhet të mbaheshin. Në momentin që ne dalim nga kjo situatë dhe importuesi­t nuk arrijnë dot të shesin produktin e blerë për këtë afat 3-mujor ne kemi përcaktuar që ky produkt do të blihet nga rezervat e shtetit me kostot që ka pasur importuesi”, tha Ibrahimaj.

KRITIKAT

Deputeti Erion Braçe ka

ngritur disa herë shqetësimi­n e rritjes deri në 3 herë më shumë të çmimeve të imputeve bujqësore, që sipas tij vijnë nga monopolet në treg, pasi 95-98% të tregtisë së një produkti kontrolloh­en nga 23 kompani. “Kemi 3 probleme të mëdha në bujqësi. I pari, çmimet e rritura deri në 3 herë të imputeve bujqësore. Për problemin e parë, qeveria është dorëzuar, ka ngritur duart lart dhe po përsërit vetveten ‘s’kemi ça bëjmë, është tregu’. Tregu është i kapur dhe i përqendrua­r. 2-3 kompani që zotërojnë 95-98%

të tregtisë së një produkti nuk bëjnë treg. I kemi krijuar ne me vendime këto. Gruri del me humbje, misri me fitim që nuk arrin pagën minimale. blegtoria, lopët dalin me humbje”, i tha Braçe në sy ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, në kuvend. Ish-zëvendëskr­yeministri ishte i bindur se: “Ne nuk ia dolëm dot të hiqnim barrierat e vendosura gjatë qeverisjes demokratik­e, e të krijonim mundësi për hyrje të reja në tregje dhe konkurrenc­ë efektive. Duhet ndarë mendja ose me tregtarët, ose me fshatarët”.

 ?? ?? Dje, gjatë mbledhjes së Komisionit të Veprimtari­së Prodhuese
Dje, gjatë mbledhjes së Komisionit të Veprimtari­së Prodhuese
 ?? MINISTRJA E FINANCAVE, DELINA IBRAHIMI ??
MINISTRJA E FINANCAVE, DELINA IBRAHIMI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania