Panorama (Albania)

Zjarri shkrumbon dhjetëra hektarë pyje në Mirditë Zona më e prekur Oroshi, Prefekti: Situata, nën kontroll

-

Disa dhjetëra hektarë pyje janë shkrumbuar në zonën e Oroshit të Mirditës. Zjarri i nisur pasditen e së hënës rrezikoi disa shtëpi të banuara, ndërsa era e fortë favorizoi përhapjen e shpejtë të tij. Fatmirësis­ht, gjatë natës u bë e mundur që rreziku ndaj zonës së banuar të shmangej, ndërsa flakët u përhapën në pjesë të tjera të pyllëzuara. Gjashtë mjete zjarrfikës­e të Mirditës dhe bashkive të tjera përreth dhe rreth 50 të ushtrisë ndodhen në terren për të vënë situatën nën kontroll. Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi, tha se situata ka qenë problemati­ke, por tanimë më e keqja ka kaluar, ndërsa dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme. “Që prej pasdites të së hënës, situata ka qenë problemati­ke. Ka pasur një vatër zjarri në fshatin Mashterkor dhe për shkak të erës së fortë, kjo valë flakësh është përhapur në drejtim të zonës së Oroshit. Paraditen e së martës situata ka kaluar nga emergjenca

dhe është gjithçka nën kontroll. Këto janë zjarrvënie të qëllimshme dhe sigurisht që në gjykimin tim, kjo është vepër e rëndë penale. Nuk është thjeshte dëmtimi i ekosistemi­t, por është vërtet një vepër kriminale, që rrezikon jetën e njerëzve pasurinë e qytetareve dhe tjerë. Bëj apel që të evidentohe­n dhe të vihen përpara përgjegjës­isë penale të gjithë këta persona që u vënë zjarrin pyjeve”, thotë Prendi. Kryebashki­aku i Mirditës, Ndrec Dedaj, thotë se deri tani janë shkrumbuar mbi 10 hektarë pyje në zonën e Repsit dhe Oroshit. “Në harkun kohor të 1 jave në Njësinë Administra­tive

Orosh janë shfaqur 2 vatra zjarri. Nga ana e Bashkisë Mirditë janë marrë të gjitha masat për izolimin e këtyre zjarreve dhe eliminimin sa më shumë të pasojave. Kemi rreth 10 hektarë të përshkuara nga zjarri dhe mendohet që 1 hektarë është djegur plotësisht. Shkaqet mund të jene edhe me dashje,

por mund të jetë dhe nga një rrugë që ka rënë këtu, kjo mbetet për t’u zbardhur në ditët në vazhdim”, thotë Dedaj. Pas shuarjes se plotë të zjarrit, autoritete­t pritet të nisin verifikimi­n e plotë të dëmeve dhe identifiki­min e shkaktarev­e të kësaj situate, që ka sjellë dëme të shumta në pyje.

 ?? ?? Nga zjarri në Orosh të Mirditës
Nga zjarri në Orosh të Mirditës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania