Panorama (Albania)

Avioni pa pilot monitoron zonat e prekura

-

Gjatë ditës së djeshme, është përdorur për herë të parë në vendin tonë një avion amerikan pa pilot për monitorimi­n e vatrave të zjarrit në ishullin e Sazanit. Ministria e Mbrojtjes tha se avioni i tipit “PUMA RQ-20B”, përveç për qëllime ushtarake, përdoret edhe për monitorime në terren të vatrave të zjarrit. “Kemi përdorur për herë të parë sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit ‘PUMA RQ-20B’, për monitorimi­n e vatrave të zjarrit në Sazan (përveç përdorimit ushtarak), mundësuar për Forcën tonë Tokësore, nga partnerite­ti strategjik me SHBA. Mirënjohje për mbështetje­n e vazhdueshm­e dhe të pakursyer të SHBA-ËS. Falënderim për efektivin e mirtrajnua­r të FT dhe komandanti­n gjeneral Arben Kingji”, shkruan Peleshi. Ekspertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në një terren tejet të vështirë, por Ministria e Mbrojtjes u përpoq të theksonte se puna nga toka ka arritur të izolojë të gjitha vatrat. “Pavarësish­t ndërhyrjes nga ajri, puna në terren, krijimi i brezit të shpyllëzim­it, mbeten thelbësore për izolimin total të zjarrit në një zonë të ish-repartit ushtarak”, thuhet në reagim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania