Panorama (Albania)

Ati i Shenjtë: Ndjek me simpati arritjet e Shqipërisë

Gjekmarkaj: Papa Françesku më tha “E dua Shqipërinë, lutem për të” Vizita në Vatikan, Lindita Nikolla: Marrëdhëni­et me Selinë e Shenjtë janë shpirtëror­e e frymëzim për besimtarët

- MARIGLEN KUME

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe zëvendëskr­yetari, Agron Gjekmarkaj, u pritën në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Në takim ishte e pranishme edhe znj. Majlinda Dodaj, kreu i Misionit të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, vuri në dukje disa nga vlerat e popullit shqiptar dhe theksoi se ndjek me simpati arritjet dhe përparimin e Shqipërisë dhe popujt që punojnë shumë vlerësohen për përpjekjet e tyre. Duke vlerësuar përpjekjet për nxitjen e pjesëmarrj­es së grave dhe mbrojtjen e tyre nga dhuna, Ati i Shenjtë theksoi se gratë janë të vendosura dhe të sakrificës dhe se shoqëria duhet të bëjë më shumë për ato. Kryetarja e Kuvendit e njohu me situatën në Shqipëri, vlerat dhe aspiratat evropiane të popullin shqiptar. “Shqipëria është një vend i vëllazëris­ë fetare. Bashkëjete­sa harmonike dhe respekti midis besimeve kanë një trashëgimi historike. Ne shqiptarët nuk kemi njohur asnjëherë konflikte fetare dhe ky tipar universal është një krenari kombëtare

e jona. Marrëdhëni­et me Selinë e Shenjtë shkojnë përtej diplomacis­ë dhe bashkëpuni­mit fetar. Ato janë marrëdhëni­e të fuqishme shpirtëror­e dhe një frymëzim i madh për besimtarët e qytetarët. Pritja nga Ati i Shenjtë para pak kohësh e drejtuesve të komuniteti­t mysliman është një vlerësim dhe inkurajim për tolerancën dhe respektin fetar në Shqipëri”, u shpreh Nikolla. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi gjithashtu kontributi­n e Selisë së Shenjtë nëpërmjet nismave e projekteve kulturore, arsimore, shëndetëso­re, sociale e humane, si edhe për restaurimi­n dhe mbrojtjen e

trashëgimi­së kulturore e fetare në Shqipëri. Njëkohësis­ht ajo shprehu vlerësimin e mirënjohje­n për kontributi­n e madh të besimtarëv­e dhe Kishës Katolike për ndihmën ndaj qytetarëve për përballimi­n e pasojave të tërmetit e pandemisë, si edhe për kultivimin dhe mbrojtjen e vlerave të dashurisë, solidarite­tit e humanizmit. Në përfundim t ë takimit, Papa Françesku “i përcolli kryetares së Kuvendit urimet më të mira për popullin shqiptar, shoqëruar me bekimin tij apostolik”.

GJEKMARKAJ

Nga ana e tij, zëvendëskr­yetari i kuvendit Agron Gjekmarkaj, thotë se “patëm nderin e madh të priteshim nga Shenjtëria e Tij Papa Françesku dhe Sekretari i Shtetit të Vatikanit Eminenca e tij Pietro Parolin. Aty gjetëm dashuri e vëmendje të madhe për Shqipërinë si askund tjetër”. “Ndër shekuj edhe kur reja e zezë mbulonte vendin tonë, brenda atyre mureve u konservua një pjesë themelore e identiteti­t tonë kombëtar! Gjergj Kastriot-skenderbeu pas udhëtimeve të gjata përzhitur me pluhur betejash mbërrinte aty në ato 25vite lavdie dhe aleancat e mëdha me Papët i bënte , e bashkë me bekimet e tyre apostolike merrte mbështetje

për arbërore që luftonin për vete dhe Europen! Aty në bibliotekë­n apostolike u ruajt amza jonë kombëtare, ‘Meshari’ i Gjon Buzukut kjo spirancë në identiteti­n evropian të shqiptarëv­e. Në ato kisha të qytetit etern, mësohej gjuha shqipe për meshtarët që niseshin për ilirik. Në tipografit­ë e urdhrave të ndryshëm shtypeshin librat bazik të kombit tonë ato Budit, Bogdanit, Bardhit, Kazazit e të tjerë. Në ato shkallare ngjitej Fishta me Pal Dodajn për t’iu lutur Papa Benediktit të XV, që Korça e Gjirokastr­a t’i mbesnin Shqipërisë. Te kalon ato portikë mbushur me historinë e qytetërimi­t

perëndimor, përpiqesh të gjesh copat e tua dhe kur i ndesh emocionohe­sh e mbushesh me mirënjohje, e cila nuk di ku të ndalet më parë, te Papa Montini, te Papa Gjon Pali që puthi dheun tonë, apo te Papa Françesku që i foli gjithë botës për leksionin etik dhe frymëzues të bashkëjete­sës shqiptare?! ‘E dua Shqipërinë, lutem për të’, tha Ati i Shenjtë! Një politikë për njerëzit, duhet gjithmonë të punoni për ta, një popull që punon fiton! Ati i Shenjtë e kujton dhe promovon ‘vëllazërin­ë mes komunitete­ve fetare në Shqipëri’” shkruan Gjekmarkaj.

 ?? ?? Nikolla e Gjekmarkaj me Papa Françeskun në Vatikan
Nikolla e Gjekmarkaj me Papa Françeskun në Vatikan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania