Panorama (Albania)

SPAK hedh poshtë zërat për hetimin e kreut të ri të shtetit

Kallëzimet ndaj zyrtarëve të Mbrojtjes u bënë nga një ish-zyrtar Prokuroria e Posaçme: Bajram Begaj nuk ka asnjë çështje në hetim

-

“Kreu i ri i shtetit nuk është në hetim dhe nuk ka ndonjë hetim ndaj tij”! Kjo është përgjigjja që ka dalë ditën e djeshme zyrtarisht nga SPAK duke hedhur poshtë kështu zërat se ndaj gjeneral major Bajram Begajt ka një hetim në SPAK për shpërdorim detyre. Reagimi zyrtar i djeshëm ka shuar edhe zërat e shumtë që nxorën ditën e votimit të emrit të tij në Kuvend kallëzime që ishin kryer në SPAK për çështjen e disa pronave të ushtrisë. Megjithatë, shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm mori votat e maxhorancë­s socialiste për t’u emëruar si figura më e lartë politike në vend. Kallëzimi

Bajram Begaj u zgjodh Presidenti i ri i vendit në raundin e katërt të votimit ditën e shtunë, me 4 qershor, ku mori 78 vota pro në Kuvend, 4 kundër dhe 1 abstenim. Mes zhurmës mbi zgjedhjen e tij si pasardhësi i Ilir Metës, pati edhe akuza se disa muaj më parë ai ishte kallëzuar penalisht nga ish-ushtaraku Artur Meçollari për tjetërsimi­n e bazave ushtarake. Duke iu referuar këtyre akuzave, opozita ka pohuar se President nuk mund të jetë një zyrtar që implikohet në të tilla çështje. Mirëpo SPAK e hodhi poshtë ditën e djeshme që ish-shef i Shtabit të Përgjithsh­ëm të ishte nën hetim për ndonjë çështje. SPAK ka mohuar pretendime­t

se Begaj është regjistrua­r si person në hetim në regjistrin e veprave penale.

Mirëpo, në një kthim-përgjigje të SPAK për shtetasin Artur Meçollari, që daton 23 majin e këtij viti, thuhet se janë regjistrua­r dy procedime penale në muajt gusht dhe shtator të vitit të kaluar për shpërdorim detyre. Në kthimin e përgjigjes, SPAK nuk evidenton emrin e personit ndaj të cilit janë regjistrua­r këto dy procedime, por në përgjigjen zyrtare për Meçollarin thuhet se “aktualisht këto procedime penale janë në fazën e hetimeve paraprake dhe aktet

e hetimit janë sekret hetimor”. Por në këtë dokument nuk dihet se kush është personi që ka kallëzuar Artur Meçollarri, ish-zyrtari i lartë, i cili u tha se kishte kallëzuar edhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithsh­ëm, Bajram Begajn.

Më herët u tha se përveç Begajt, Meçollari ka paditur për bazën e Shëngjinit edhe Ilir Xhebexhian, ish-komandant i Forcës Detare dhe Altin Kurtin, ish-komandant i Policisë Ushtarake. Ndërsa për bazën e Sarandës, e kallëzuar është ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, por ende nuk dihet se në çfarë faze janë hetimet

 ?? ?? Kreu i SPAK, Arben Kraja
Kreu i SPAK, Arben Kraja
 ?? ?? Presidenti Bajram Begaj
Presidenti Bajram Begaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania