Panorama (Albania)

Shokohet Italia, vritet brutalisht një transgjino­r në zonën ku u gjet Nevila

Ekspertët dyshojnë për praninë e një “serial killer”-i në Saranza Në pranga një person, dyshohet se ekzekutoi transgjino­rin për të fshirë gjurmët e krimit ndaj shqiptares

- NIKOLETA KOVAÇI

Policia dhe grupi hetimor që po merrej me zbardhjen e vrasjes brutale të shqiptares Nevila Pjetri, janë shokuar mëngjesin e djeshëm kur kanë hasur në një tjetër viktimë, thuajse në të njëjtën zonë. Pas verifikime­ve të para, ekspertët kanë fiksuar faktin se sulmi ndaj viktimës së radhës ishte i ngjashëm me atë të njohur ndaj 35-vjeçares shqiptare ndaj kanë ngritur edhe dyshimet se është e njëjta dorë që i ka vrarë të dy. Policia italiane ka bërë të ditur dje se viktima ishte një transgjino­r dhe ka dyshime se ai mund ta ketë parë vrasësin e Nevilës dhe mund të jetë eliminuar si dëshmitar. Ndërkohë, bëhet me dije se po hetohet edhe pista e ndonjë vrasësi serial që mund të rezultojë konkretish­t personi që është sjellë në pranga. Grupi hetimor italian nuk ka bërë me dije asgjë për zejtarin nga zona që kanë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Nevila Pjetrit, por është mësuar se përgjatë ditës së djeshme ky person është shtetas italian dhe se në mjetin e tij, një “Ford Fiesta” i bardhë, pa targa, janë gjetur ca njolla gjaku dhe sende të tjera komproment­uese. Policia italiane po heton në mënyrë intensive për zbardhjen e dy krimeve të rënda që kanë tronditur qytezën e vogël të Saranzës në provincën e La Spezias.

MEDIAT ITALIANE

Vrasja e Nevila Pjetrit ka shokuar opinion publik për shkak të brutalitet­it me të cilin i është marrë jeta. Por, mediat vendase bënë me dije dje se vrasja e saj ishte një krim që u pasua pas disa orësh në të njëjtën zonë, nga një tjetër sulm fatal. Viktima e dytë është një transeksua­l, trupi i pajetë i të cilit është gjetur i mbuluar me ferra në një arë, pak e mënjanuar nga zonat e banuara, në afërsi të një hekurudhe. Sipas të dhënave të mediave vendase, jo shumë larg Polica gjeti edhe një makinë në të cilën kishte njolla gjaku. Sipas raportimev­e, vrasësi kishte përdorur një arë. Një pistë

tjetër hetimi është zhdukja e dëshmitari­t. Sipas La Reppublica vrasësi mund t’i “ketë mbyllur gojën përgjithmo­në” transgjino­rit, i cili mund të ketë qenë dëshmitar i vrasjes së Nevila Pjetrit. Sipas raportimev­e të mediave italiane, ai mund ta ketë parë teksa po ngarkonte shqiptaren në makinë, një makinë e bardhë shërbimi, pranë një karburanti në zona e “Marinella di Sarzana”. Një hipotezë është se pas dy vrasjeve mund të jetë e njëjta dorë, por njëkohësis­ht Policia bën me dije se po hetohet edhe bota e prostituci­onit pasi dyshohet edhe se vrasjet të jenë kryer nga një klient ose mund të jetë hakmarrje brenda

grupit të rrjetit të prostitu- cionit. Sipas hetimeve të para pas vdekjes së 35-vjeçares, shqiptarja është rrahur dhe tentuar të mbrohet, më pas është goditur pas veshit të majtë ose me kaçavidë ose pistoletë të kalibrit të vogël. Sipas hipotezave hetimore, ndosh- ta 35-vjeçarja kishte vendosur të mos prostituon­te më ose don- te të ishte e “pavarur” prej shfrytëzue­sve dhe kështu ata mund të kenë “firmosur” ur- dhrin e vdekjes. Por, ende nuk dihet asnjë detaj, ndërsa në pranga është vënë zejtari, banor i zonës, i cili dyshohet se ka lidhje me të dyja ngjarjet. Ai ësh- të ndaluar dhe do të merret në pyetje nga autoritete­t hetimore.

 ?? ?? Policia në vendin ku ndodhi vrasja
Policia në vendin ku ndodhi vrasja
 ?? ?? Viktima Nevila Pjetri
Viktima Nevila Pjetri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania