Panorama (Albania)

TRAGJIKE, HUMB JETËN SHQIPTARI

-

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Itali, ku një shqiptar tragjikish­t ka humbur jetën në një aksident. Mediat italiane bëjnë me dije se në aksident ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Caserta, ndër dy të rinjtë po bënin përpjekje që t’i shpëtonin Policisë, përkatësis­ht 31 dhe 26 vjeç, të cilët po lëviznin me makinën e tyre dhe parakaluan një automjet patrulle të karabinier­ëve, në një zonë ku parakalimi ishte i ndaluar. Dy shqiptarët vazhduan të lëviznin me shpejtësi pavarësish­t thirrjeve nga Policia për të ndaluar. Gjatë rrugës makina kaloi në një kthesë që rezultoi fatale për 26-vjeçarin, i cili humbi jetën pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas. Në këtë moment 31-vjeçari tjetër shqiptar që u plagos ka tentuar të arratiset, por është arrestuar nga Policia. Emrat e shqiptarëv­e nuk bëhen të ditur!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania