Panorama (Albania)

Sekuestroh­en 4.3 tonë kokainë në Itali me vlerë 240 milionë euro

Lëshohen 38 urdhër-arreste mes Europës e Kolumbisë, çfarë ndodhi në mega-goditjen ndaj “Clan del Golfo”

- TIRANE

Janë plot 4.3 tonë kokainë dhe 2 milionë euro para cash që u sekuestrua­n dje në Itali, në një mega-operacion nga policia vendase, që goditi një organizatë kriminale.

Policia vendase njoftoi se ka shkatërrua­r organizatë­n “Clan del Golfo”, më e rëndësishm­ja mes narkotrafi­kantëve kolumbianë që ka lidhjet në Evropë. Mësohet se kreu i këtij grupi, Dario Antonio Usuga David, është arrestuar dhe është ekstraduar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pas këtij ekstradimi janë lëshuar edhe urdhër-arrestet për 38 persona të akuzuar për trafik ndërkombët­ar droge në Itali, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Holandë dhe Kolumbi.

Sasia e sekuestrua­r e lëndës narkotike, që vlerësohet të jetë paguar për rreth 96 milionë euro nga grupet e blerësve është ndër më të mëdhatë e kapura ndonjëherë në Evropë. Në tregun italian, shitjet me pakicë do të kishin arritur më shumë se dyfishi i kësaj vlere, duke kapur një çmim prej të paktën 240 milionë euro, sipas mediave italiane. Në këtë operacion, u evidentuan 19 “dërgesa të kontrollua­ra” radhazi, midis majit 2021 dhe majit 2022, falë të

Këto dy grupe iu përkasin zonave të njohura të krimit të organizuar që veprojnë në Veneto, Lombardi, Lacio dhe Kalabri. Në mes të zinxhirit të shpërndarj­es, u identifiku­an agjentë të rëndësishë­m dhe tregtarë me shumicë, si dhe punonjës të ndryshëm transporti, të gjithë subjekt i hetimit.

cilave u identifiku­an ndërmjetës­ues të rëndësishë­m në sistemin botëror të trafikut të drogës dhe një numër i madh transportu­esish që operojnë brenda dhe jashtë Italisë. Autoritete­t italiane nuk bëjnë me dije asnjë emër nga personat që do të vihen në pranga për sasinë e madhe të drogës së sekuestrua­r.

HETIMET

Hetimet, të cilat zgjatën më shumë se një vit dhe filluan me bashkëpuni­min e gjyqësorit dhe policisë kolumbiane, së bashku me Agjencinë e Hetimeve të Sigurisë Kombëtare të SHBA-SË, lejuan rindërtimi­n e rrjetit të dendur të marrëdhëni­eve midis prodhuesve dhe blerësve të kokainës në Amerikën e Jugut në territorin kombëtar dhe atë evropian. Këto dy grupe iu përkasin zonave të njohu- ra të krimit të organizuar që veprojnë në Veneto, Lombardi, Lacio dhe Kalabri. Në mes të zinxhirit të shpërndarj­es, u identi- fikuan agjentë të rëndë- sishëm dhe tregtarë me shu- micë, si dhe punonjës të ndryshëm transporti, të gjithë subjekt i hetimit. Jo vetëm hetime teknike dhe klasike: provat u grumbul- luan edhe nëpërmjet përdorimit të agjentëve “të fshehtë”, të cilët depërtuan në organizatë duke simuluar për të menaxhuar pjesën logjistike të trafikut.

 ?? ?? Nga operacioni në Itali
Nga operacioni në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania