Panorama (Albania)

Operacione antidrogë në 2 qytete, 2 të arrestuar

-

Një sasi prej 230 fidanë të dyshuar kanabis sativa është sekuestrua­r nga policia në kuadër të operacioni­t të koduar “Blinisht”. Lënda narkotike u zbulua në Lezhë, ndërsa në pranga përfundoi pronari i bimëve narkotike. “Si rezultat i këtij operacioni është goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi A. S., 34 vjeç, banues në Blinisht, Lezhë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n 230 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa, të cilët ishin kultivuar në kubikë. Gjithashtu, gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 24 vjeç, banues në Blinisht, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa”, sqaroi Policia. Ndërkohë, një 31-vjeçar përfundoi në prangat e policisë në Durrës në kuadër të operacioni­t të koduar “Multifunks­ional”. Policia tha se brenda lokalit shpërndahe­j lëndë narkotike marijuanë, ndërsa prodhohesh­in edhe kriptomone­dha (Bitcoin), ndërsa një sasi kafeje ishte kontraband­ë. “Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., në lagjen nr. 4 Durrës, gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale, rreth 260 gramë lëndë të dyshuar narkotike marijuanë, 18 pajisje që shërbejnë për gjenerimin e kundërligj­shëm të kriptomone­dhave, sasi kafeje të dyshuar të kontraband­uar, një sasi të vogël lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 3 peshore elektronik­e dhe një shkop bejsbolli”, tha Policia. s.ll

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania