Panorama (Albania)

Dogji zyrën e noterisë, si u identifiku­a autori Hap pas hapi, të gjitha provat që çuan në pranga 41-vjeçarin

-

Pa kaluar 24 orë nga zjarri që dogji dokumentet e një noterie në Sarandë, Policia ka identifiku­ar dhe arrestuar autorin. Dhjetëra kamera sigurie në lagjen nr. 1 të qytetit janë këqyrur nga ana e hetuesve të Policisë, duke bërë të mundur identifiki­min e autorit që dogji noterinë e noterit, Aleko Anagnostit, i arrestuar pak ditë më parë në lidhje me tjetërsimi­n e pronave në Sarandë. Mësohet se zyra noteriale ishte e rrethuar nga 4 banka të nivelit të dytë ku Policia ka sekuestrua­r disa kamera sigurie. Autori i maskuar pasi shqyen derën, hyn brenda dhe vendos zjarrin. Pasi del, përdor shkallaret e qytetit për t’u ngjitur nga rruga nr.2 ne atë nr.3. Nga kamerat e një biznesi filmohet teksa hedh në koshin e mbeturinav­e një shishe. Pikërisht kjo shishe, e cila rezultoi me mbetje benzine, u sekuestrua nga Policia dhe iu nënshtrua ekspertizë­s daktilosko­pike dhe biologjike. Më pas, autori largohet në brendësi të disa pallateve. Policia ka ndjekur gjithë itinerarin derisa ka arritur të identifiko­jë 41-vjeçarin Marjo Sinani. Sipas burimeve policore, ky shtetas e ka të përsëritur këtë vepër, pasi

e ka kryer edhe ne 2008-ën ndaj një ish-drejtuesi institucio­ni në Sarandë, të cilit i dogji makinën. Burimet bëjnë me dije se tashmë është e sigurt se Sinani, përdorues i drogave të forta, është paguar për të djegur noterinë e Aleko Anagnostit me qëllim zhdukjen e provave materiale. Për këtë, Policia prej disa orësh

po punon për identifiki­min e autorit.

ÇFARË U DOGJ

Në zyrën e Aleko Anagnostit ndodheshin dosje me dokumente të tre noterëve. Sipas burimeve, në zyrën e noterit, veç dokumentev­e të tij, ndodhej edhe gjithë dokumentac­ioni i ish-noterit Artan Lulaj, i cili më vonë ushtroi detyrën e prokurorit

në Tiranë, si dhe një pjesë e dokumentac­ionit të ish- noteres Ermioni Gjoka, bashkëshor­tja e ish-kryetarit të Bashkisë Sarandë, Edmond Gjoka, në vitet 2003- 2011. Një raft me doku- mente janë djegur në zyrën e noterisë. Noteri u arrestua pas tjetërsimi­t të rreth 10 mijë metrave katror tokë në bregdetin e Sarandës.

 ?? ?? Noteria që u dogj
Noteria që u dogj
 ?? ?? Marjo Sinani
Marjo Sinani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania