Panorama (Albania)

Sherr me sende të forta, plagosen 3 anëtarë të familjes

-

Tre pjesëtarë të një familjeje në zonën e Ksamilit në Sarandë mbetën të plagosur pas një konflikti me sende të forta me persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “4 valltarët” në Ksamil, ku mbetën të plagosur anëtarët e familjes Ahmeti. Tiku, Luli dhe Flamur Ahmeti kanë mbetur të plagosur me sende të forta. Pas ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës, njëri nga të plagosurit është transportu­ar me urgjencë me anë të një helikopter­i të Ministrisë së Shëndetësi­së në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializu­ar. Luli Ahmeti pësoi plagë më të rënda pas sherrit. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, Policia ka identifiku­ar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes. Ai është shtetasi Gjergji Arapi, 21 vjeç, banues në fshatin Shëndelli. Ai është me precedentë penalë, pasi është arrestuar në vitin 2016, sepse në banesë iu gjet një kallashnik­ov me 56 fishekë. Arapi ka qenë bashkë me disa shtetas të tjerë kur ka kryer plagosjen. Policia po punon për kapjen e Arapit dhe të bashkëpunë­torëve të tij. “Më datë 07.06.2022, në zonën e quajtur ‘4 valltarët’, Ksamil, shtetasi Gj. A., së bashku me disa persona të tjerë, ka goditur me mjete të forta shtetasit L. A., F. A. dhe A. A., banues në Ksamil, të cilët janë transportu­ar për në Spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializu­ar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e dhe po punon për identifiki­min e personave të përfshirë dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi Policia lokale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania