Panorama (Albania)

KUSHI TAKON MATURANTËT E ELBASANIT

-

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka vijuar takimet me maturantë të rretheve. Pas takimit në Durrës, ajo ka bashkëbise­duar të martën me maturantë e mësues të Elbasanit, duke i siguruar për mbarëvajtj­en e procesit. “Në mjediset e MAS zhvillova një takim edhe me maturantë dhe mësues nga Bashkia e Elbasanit, ku diskutuam rreth sfidave dhe pritshmëri­ve të tyre në lidhje me provimet e Maturës Shtetërore 2022. I sigurova edhe një herë të gjithë maturantët se nga ana jonë dhe e institucio­neve përgjegjës­e arsimore janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtj­en e procesit, që nga hartimi i testeve e deri te vlerësimi me saktësi maksimale”. Ajo ka falënderua­r të gjithë mësuesit për vëmendjen e veçantë dhe mbështetje­n që po u japin maturantëv­e gjatë kësaj periudhe përgatitor­e. Provimi i parë i Maturës Shtetërore 2022 do të jetë ai i gjuhës së huaj, më datë 9 qershor dhe më pas provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, më 11 qershor, ndërsa provimi i matematikë­s do të zhvillohet më 17 qershor dhe ai i lëndës me zgjedhje më 24 qershor. Provimet nisin në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin dy orë e 30 minuta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania