Panorama (Albania)

Provimet e maturës, tezat me pyetjet e viteve të shkuara

Struktura, si do të hartohet teza e provimit të parë, Gjuha e Huaj Alla: Do të ngujohen mësues të cilët do të punojnë me një bazë fondi pyetjesh të dërguara në vite. Testi, në përputhje me dijet e marra

- TIRANE

Ndërkohë që po punohet për reformimin e Maturës Shtetërore të vitit të ardhshëm, Ministria e Arsimit ka vendosur të mos investohet shumë në atë të këtij viti. Ashtu siç është bërë vite më parë, një grup mësuesish të lëndëve “ngujohen” për një kohë të caktuar në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore për të hartuar fondin e pyetjeve nga i cili do të përzgjidhe­t teza finale automatiki­sht nga kompjuteri. Por këtë vit është shmangur një procedurë dhe është rikthyer një tjetër. “Në këtë maturë të vitit 2022 është kthimi i një përvoje të së shkuarës, ai i KOEPS-IT, që do të thotë se në një periudhë të caktuar, brenda QSHA-SË do të ngujohen mësues të cilët do të punojnë mbi një bazë fondi pyetjesh të dërguara në vite. Pra, nuk është fond i një viti, por në vite nga mësues, të cilët janë përzgjedhu­r si bashkëpunë­torë të ardhshëm të QSHA-SË. Ky proces së pari do të sigurojë tërësisht përputhjen e testit me njohuritë që jepen në Maturën Shtetërore”, bëri me dije drejtoresh­a e sapoemërua­r e arsimit parauniver­sitar, Rezarta Alla. Kështu, janë mijëra pyetje të hartuara ndër vite që do të mblidhen për të përzgjedhu­r tezat finale. Duke qenë se pyetjet janë të gatshme në databazën e QSHA-SË, nuk dihet konkretish­t roli i mësuesve që do të “ngujohen” kësaj radhe, por një gjë është e sigurt. Rikthimi i traditës së provimeve të pakontestu­ara ndër vite (ndryshe nga këta të fundit) është domosdoshm­ëri. Nuk përjashtoh­et mundësia që ndonjë pyetje të jetë e njëjtë, ndërsa natyra e tyre e ngjashme me tezat e viteve të kaluara. Ndaj sugjerohet që maturantët të punojnë me tezat e viteve të kaluara.

PROVIMI I ANGLISHTES

Nesër 33 mijë të rinj në të gjithë vendin i nënshtrohe­n

provimit të parë me detyrim të Maturës Shtetërore, Gjuha e Huaj. Testi do të jetë i ndarë në tri pjesë, më konkretish­t: të lexuarit dhe të kuptuarit e një testi të shkruar që mban 50% të peshës totale të testit, ndërsa 28% e mban gramatika dhe leksiku dhe 22% të shkruarit.

Tipat e ushtrimeve që rekomandoh­en janë punimet mbi bazën e teksteve të panjohura, për të cilat do të ndërtohen pyetje që do të testojnë aftësinë e nxënësit për të kuptuar një pjesë letrare ose joletrare. Gjithashtu do të ketë ushtrime me plotësime hapësirash,

ku nxënësi të vendosë fjalën e duhur gramatikor­e, ushtrime me alternativ­a apo situata komunikimi, ku duhet gjetur forma me kuptim e fjalisë. Sipas udhëzimit të maturës, provimet nisin në orën 10:00 të mëngjesit dhe zgjasin 2 orë e gjysmë. Testet janë të shkallëzua­ra

sipas niveleve të nxënësve. Për sa i përket nivelit të vështirësi­së, 40% të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20% që do të bëjnë diferencën e maturantëv­e më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale. Maturanti do të jetë kalues

nëse merr minimumi 25% të pikëve të testit. Vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër për t’u dhënë mundësinë edhe maturantëv­e që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat në duar në ditët e para të korrikut.

 ?? ??
 ?? ?? Faksimile e programit orientues për anglishten
Faksimile e programit orientues për anglishten

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania