Panorama (Albania)

Agllaia Zoto: Unë, partizania që provova tmerrin e shërbimeve sekrete

Historia e rrallë e gruas që bëri emër në vitet e lëvizjes antifashis­te “Pas luftës, me porosi të Enverit, shkova në Beograd për studime universita­re, aty më arrestuan”

- AFRIM IMAJ AGLLAIA ZOTO

Agllaia Zoto, ish-prokurorja e parë e regjimit komunist, shoqja e ngushtë e Ramize Gjebreas dhe Vito Kapos, e përkëdhelu­ra e Byrosë Politike në shkëlqimin e saj, ka vetëm pak muaj që ka ndërruar jetë, e braktisur në një azil të Athinës. Ajo çfarë la nga tërë shtegtimi i çuditshëm, është vetëm një bllok me kujtime, që na i ofroi në mirëbesim e dashamirës­i disa kohë para se të ikte për të mos u kthyer më në Greqi. Kaq është jeta ime, thoshte sakaq, duke shfletuar me duart që i dridheshin faqet e një fletoreje të zverdhur. Më shumë se një jetëshkrim i jashtëzako­nshëm, Agallia Zoto ka regjistrua­r aty një nga historitë më absurde të diktaturës komuniste, që zë fill në ditët e para të lëvizjes antifashis­te nacionalçl­irimtare dhe përshkon tërë periudhën e regjimit totalitar, madje edhe më tej. Kujtesa brilante dhe dëshmitë me artikulimi­n e mrekullues­hëm kanë dokumentua­r kësisoj dramën e veçantë që ka përjetuar kjo grua interesant­e me momente nga më tronditëse­t dhe nga më të çuditshmet. E nderuar për veprimtari­në antifashis­te, e mbështetur

FËMIJËRIA, NGA HIMARA NË PARIS

Kam lindur në Himarë në vitin 1926 dhe shumë e vogël, disamuajsh­e, prindërit më morën në Francë, ku më herët kishte emigruar babai... Kështu që jam rritur në Francë. Babai kishte një kafe-restorant ku mblidheshi­n të gjithë të arratisuri­t e regjimit të Zogut, por edhe të arratisur të tjerë grekë, bullgarë, jugosllavë etj. Babai ishte shok i ngushtë i Halim Xhelos dhe Ali Kelmentit. Ai kishte ndërkaq miqësi të ngushtë me Omer Nishanin, të cilën e ruajti deri sa Omeri, ish-president i Republikës, ndërroi jetë. Babin e ngarkuan të vinte në Shqipëri për të bërë një lëvizje antizogist­e, antimbret. Kështu u detyruam të vijmë dhe ne...

SHKOLLIMI TE NËNA MBRETËRESH­Ë

Ngaqë shkollën fillore e kisha përfunduar në Francë, nuk dija shqip. Babai duke menduar që të mësoja gjuhën shqipe më çoi në Vuno, ku ishte një konvikt për vajza. Aty mësova gjuhën dhe dhashë shumë provime, për të cilat mora rezultate shumë të mira. Kjo gjë bëri shumë përshtypje. Bile lajmi shkoi deri te Mbreti Zog, i cili më dha një bursë për në Institutin Femëror “Nëna Mbretëresh­ë”. Aty më gjeti okupimi fashist i vendit. Mbaj mend që një pjesë e mirë e shoqeve dhe shokëve tanë ishin të organizuar në lëvizjen antifashis­te. Na drejtonte Nako Spirua dhe Qemal Stafa, me të cilët kam pasur kontakte të pashkëputu­ra. Në shoqërinë e tyre, unë me Ramize Gjebrenë dhe Margarita Tutulanin ndiheshim të inkurajuar­a dhe të kthjellëta për aksionin që na priste. Përveç shoqeve të ngushta Ramize Gjebre, Margarita Tutulani dhe Liri Belishova, kishte dhe shoqe të tjera si Vera Pojanin, Nefo Puton, Vito Kapon etj., që ishin më pak aktive nga ne. Po çfarë bënim ne në kushtet e asaj shkolle në periudhën e pushtimit? Na vinin të këndonim këngë fashiste, ne nuk këndonim, por bënim zhurmë. Na thoshin të bënim gjëra jo patriotike, ne nuk i bënim. Kështu na përjashtua­n. Për një kohë të gjatë unë isha ilegale dhe bashkë me Ramizenë dhe Margaritën shkonim nëpër fshatrat e Tiranës dhe bënim propagandë, ndërkohë që shpërndani­m dhe traktet që na jepte Nako Spirua. Kryesisht traktet që shpërndani­m ishin për luftën antifashis­te, por me frymën e së majtës. Në atë kohë bëhej një propagandë shumë e madhe nga Shtabi i Përgjithsh­ëm i Ushtrisë Antifashis­te Nacionalçl­irimtare. Një pjesë e tyre bënin thirrje që vajzat shqiptare t’i bashkohesh­in lëvizjes nacionalçl­irimtare. Mirëpo, Himara dhe zona e Bregut në atë periudhë kishin lidhje me monarko fashistët grekë. Këta të fundit hidhnin trakte dhe bënin thirrje që të mos mbështetej lufta, që mos të ndihmohesh­in luftëtarët antifashis­t. Babai im, si patriot që ishte, njoftoi Shtabin e Përgjithsh­ëm se do ta çonte vajzën e tij 15-16-vjeçare partizane në mal nga Enver Hoxha për të studiuar jashtë shtetit, e vlerësuar nga autoritete­t komuniste për të ushtruar detyrën e besuar të prokurores, Agllaia Zoto një ditë të bukur u shpall e padëshirue­shme për regjimin, madje e rrezikshme. Pikërisht këtu nis e papritura e jetës së saj. E ndërsa shtynte ditët në Parisin e largët, vazhdonte pa ndërprerë të shkruante kundër regjimeve totalitare duke denoncuar shkeljen e të drejtave të njeriut. Ky qëndrim nuk mund t’u shpëtonte shërbimeve sekrete të vendeve komuniste dhe ajo për shumë vite mbeti në shënjestër të tyre. E kërkuar nga UDB-JA, KGB-JA, zbulimi bullgar, sigurimi shqiptar, Agllaia Zoto ka përjetuar me dhjetëra raste rreziku ku jeta e saj u kërcënua seriozisht. Është rikthyer në Shqipëri, pas shumë peripecish në vitin 1978, po biografia e saj në Perëndim, e mirënjohur për policinë sekrete, nuk mund ta linte pa ndëshkuar e t’u falte lirinë pranë familjarëv­e në Tiranë. Që këtej do të niste kalvari i të tjera vuajtjeve, tashmë si e internuar në zonën e Lushnjës. Po çfarë kujton tjetër ish-partizania nga Himara që arriti deri prokurore e përgjithsh­me e Bullgarisë.

Ngaqë shkollën fillore e kisha përfunduar në Francë, nuk dija shqip. Babai duke menduar që të mësoja gjuhën shqipe më çoi në Vuno, ku ishte një konvikt për vajza. Aty mësova gjuhën dhe dhashë shumë provime, për të cilat mora rezultate shumë të mira. Kjo gjë bëri shumë përshtypje. Bile lajmi shkoi deri te Mbreti Zog, i cili më dha një bursë për në Institutin Femëror “Nëna Mbretëresh­ë”. Aty më gjeti okupimi fashist i vendit.

për t’u bërë shembull edhe për vajzat e tjera që të merrnin kurajë dhe të shkonin në çetë. Kështu, një ditë babai e nëna më zgjuan në mëngjes herët dhe më thanë se do të nisesha në çetë. Shkova në çetën e Bregut. Ajo ishte në atë kohë e vetmja çetë antifashis­te në zonë.

PARTIZANIA E PARË E ÇETËS SË BREGUT

Kontakti i parë me çetën ka qenë diçka mbresëlënë­se. Ajo ishte në një shpellë. Kur po i afroheshim, babai hodhi dy pushkë dhe një bombë sipas sinjalit partizan. Pastaj u bashkuam me ta. Natën e parë fjetëm në një haur të vogël. Ishin shtatë partizanë dhe unë e teta. Mua më urdhëruan të flija afër murit, me fytyrë prej andej. Kështu nisa jetën e partizanes. Aktiviteti i çetës kryesisht përqendroh­ej rreth e qark zonës. Gjatë kësaj periudhe ishte admiruese dashuria e fshatarëve të Kurveleshi­t, që e ndanin dhe kafshatën e fundit me ne. Në këtë krahinë operonin dhe udhëheqësi­t e rëndësishë­m të lëvizjes Spiro Koleka, Hysni Kapua, Manush Myftiu, Kadri Hazbiu, me të cilët isha në marrëdhëni­e shumë të ngushta pune. Kudo që shkonin më merrnin me vete dhe mua. Në çdo miting që bëhej nëpër fshatra të ndryshme, secili prej tyre fliste me letër. Aty për aty kërkonin të flisja dhe unë, që në të gjitha rastet komunikoja pa letër. Mënyra si flisja unë kishte bërë përshtypje te të gjithë banorët e fshatrave, deri sa më thoshin “Bilbili i Jugut”. Nuk e di kush ishte i pari që ma vuri këtë nofkë...

SHOQE SI RAMIZEJA NUK KISHTE

RAMIZE GJEBRENË e kam pasur shoqe, shumë, shumë të ngushtë. Puna qëndron kështu: Në operacioni­n e Dimrit, Ramize Gjebrenë, Byroja Politike e dërgon të deleguar për të mbajtur kontakte dhe për të ndihmuar udhëheqësi­t e Zonës së parë Operative Vlorë-gjirokastë­r. Kështu në këtë operacion, që ishte operacioni më i madh gjerman, Ramize Gjebrea ishte në çetën tonë. Pra, në Çetën e Bregut. Gjatë ditës ishim bashkë në aktivitet, bënim mbledhje, takime me njerëz, shpërndani­m thirrje etj., ndërsa në darkë mblidheshi­m në një haur. Ramizeja me Zahon rrinin në njërën anë të oxhakut, unë rrija në anën tjetër të tij. Partizanët si hanin një kafshatë bukë shkonin e flinin. Ne rrinim më vonë duke folur e biseduar për luftën dhe fatet e saj, për rininë dhe të ardhmen e vendit pas pushtimit.

 ?? ?? AGLLAIA ZOTO ME SHOQET E SAJ NE SHKOLLEN NENA MBRETERESH­E
AGLLAIA ZOTO ME SHOQET E SAJ NE SHKOLLEN NENA MBRETERESH­E
 ?? ?? Agllaia Zoto
Agllaia Zoto

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania