Panorama (Albania)

“Ramize Gjebrenë e qëlluan pas shpine”

- Vijon nesër...

Midis Zahos dhe Ramizesë, nga vetë bashkëpuni­mi dhe kontaktet e shpeshta ishte krijuar një lloj ndjenje shoqërore, miqësore shumë e fortë, por ato akuza që u bënë më vonë për ta, unë i hedh poshtë me vendosmëri dhe sinqeritet. Vë dorën në zjarr, siç thotë populli, se në marrëdhëni­et e tyre nuk ka pasur asgjë erotike. Atëherë, Ramizeja ishte e fejuara e Nako Spiros. Kjo është e vërtetë. Nako Spirua e ka dashur dhe e ka respektuar Ramizenë aq shumë, saqë kur mori vesh vendimin për pushkatimi­n e saj, ndërhyri në Byronë Politike për ta kundërshtu­ar atë. Mirëpo, kur shkoi korrieri te shtabi i Brigadës që kishte marrë këtë vendim, Ramizeja ishte pushkatuar.

PUSHKATIMI PA BESË I RAMIZESË

Unë isha bashkë me Ramizenë, kur e lajmëruan për t’u paraqitur në Shtabin e Brigadës. Komanda i çoi urdhër dhe ajo nuk e vuri në diskutim, por u nis menjëherë. Pastaj erdhi një korrier tjetër në çetë dhe na tha: Zaho Koka dhe Agathia Zoto të nisen urgjent për në shtab! U nisëm edhe ne dhe mbërritëm në shtabin e Brigadës në Ramicë. Shtabi ishte vendosur në një shtëpi njëkatëshe, por me një kat poshtë, tek i cili mund të futeshe pasi të zbrisje disa shkallë. Në të djathtë ishte një dhomë e madhe ku rrinte shtabi. Ajo shërbente ndërkaq edhe si zyrë pune. Në krahë të saj ishte një dhomë tjetër po me oxhak. U futëm te porta e jashtme. Të dyja dyert ishin të hapura. Në dhomën e shtabit dalluam përfaqësue­sit e lartë partiak dhe komandues. Të gjithë ishin atje. Ndërsa në dhomën tjetër, në krahë të oxhakut, ishte ulur një vajzë me një thes në kokë dhe diçka po lexonte në vetmi. Nga larg nuk dallohej kush ishte. Nejse. U futëm brenda. U përshëndet­ëm me Manush Myftiun, me Hysni Kapon, me Shefqet Peçin e me Kadri Hazbiun. Një moment Hysni Kapua u kthye nga unë dhe filloi të më thotë: Agllai, do që të takohesh me Ramizenë? Po, i thashë, patjetër. Pse këtu është Ramizeja? Kalo, kalo në dhomën tjetër dhe mos pyet shumë, shtoi Hysniu. Shkova te dhoma tjetër. Ramizeja ishte mbuluar me thes. I hoqa atë dhe i zura sytë me duar. Ajo më hoqi duart dhe me ngashërim më tha: Agllai, ti je, më tha. Unë jam, i thashë. Çfarë bën këtu. Një moment siç e kishte librin në dorë e ktheu me kopertinë nga unë. Aty për aty lexova titullin e tij “La kondanata”, që ishte në italisht. Ishte një libër që në shqip përkthehej “E dënuara”. Ndenja një çast në këmbë me vështrim nga ajo. U çudita dhe më dukej e habitshme se si ato ditë betejash, Ramizeja kishte gjetur kohën për të lexuar atë libër që nuk dihej si ishte gjendur aty. Kaq ishte takimi me të në atë dhomë. Nuk më shkonte kurrë në mendje se ai do ishte takimi i fundit me shoqen time më të mirë. Sakaq, atë natë

mua me Zahon na urdhëruan për të shkuar në një takim në një fshat aty pranë. Sipas detyrës shkuam me Zahon, bëmë mbledhjen e caktuar dhe të nesërmen u nisëm të vinim prapë në shtab. Teksa po ktheheshim, u takuam në rrugë me dy partizanë me sy të përlotur. Dukeshin të tronditur dhe nga mënyra si flisnin, të linin të kuptoje se diçka kishte ndodhur. Çfarë keni?, i pyeta aty për aty. Vranë Ramizenë!, u përgjigjën ata në një zë me vështrim përdhe. Si ka mundësi, unë dje u takova me të në shtab?, shtova unë. Ramizenë e dënuan dje dhe sot e pushkatuan, sqaruan ata me lot në sy. “Po si e vranë”, ndërhyra përsëri teksa më dridhej zëri. “Ja,- shpjeguan ata. - E nxorën nga shtabi dhe e çuan në një lëndinë të gjerë. Në dy anët e saj ishin vendosur dy skuadra pushkatarë­sh. Ramizenë e mbanin për krahu dy partizanë duke e çuar drejt greminës që ishte në fund të lëndinës. Ende pa shkuar aty, diku 100 metra më këtej, u dëgjua komanda ‘Zjarr!’ Sakaq me dhjetëra plumba e kapën Ramizenë nga pas. Një moment ajo ktheu kokën dhe tha Ua, çfarë po bëni?! Vetëm në pak çaste ajo ra në gjunjë dhe u mbyt në gjak. Pra, Ramizeja nuk e dinte se do ta pushkatoni­n”. Motivacion­i i gjithë kësaj, siç u bë e njohur më vonë, ishte për imoralitet, domethënë për lidhje dashurie në kohë lufte, ku mbi të gjitha ishte liria, ishte atdheu, paqja. Për lidhje të tilla e akuzuan dhe e pushkatuan. Po vendime të tilla absurde janë marrë dhe në raste të tjera. Kështu, p.sh., një vajzë të bukur nga Gjirokastr­a, një partizane trime, e pushkatuan me akuzën se bënte dashuri me të fejuarin (!) Se ishte atëherë koha drejt çlirimit të vendit dhe thoshin se po të duhemi, po t’i shpëtojmë luftës, do bashkohemi në ditët e lirisë. Një raport të tillë e kam përjetuar edhe unë. Partizani Babaçe Faiku më kishte thënë se po të isha dakord, do të bashkohesh­im pas luftës e do krijonim familje. I pata than një “po” platonike, një fjalë bese...

DITËT E PARA NË LIRI

Ditët e para të pasluftës më gjetën në Vlorë. Pas çlirimit më emëruan menjëherë në Kryeminist­ri, me detyrën drejtoresh­ë e Statistika­ve Shtetërore. Po kjo për pak kohë, pasi bashkë me 500 studentë të tjerë na dërguan për studime në

Ditët e para të pasluftës më gjetën në Vlorë. Pas çlirimit më emëruan menjëherë në Kryeminist­ri, me detyrën drejtoresh­ë e Statistika­ve Shtetërore. Po kjo për pak kohë, pasi bashkë me 500 studentë të tjerë na dërguan për studime në Jugosllavi­në e Titos në Beograd. Mua më thirri Nako Spirua dhe më tha: “Agllai, do të të dërgojmë me porosi të shokut Enver për të studiuar për mjekësi në degën e Kirurgjisë”

Jugosllavi­në e Titos në Beograd. Mua më thirri Nako Spirua dhe më tha: “Agllai, do të të dërgojmë me porosi të shokut Enver për të studiuar për mjekësi në degën e Kirurgjisë”. “Unë, për mjekësi,- i thashë,- në asnjë mënyrë”. “Kjo është e prerë,- më tha,- është fjala e Enver Hoxhës dhe nuk bëhet dysh. Aty për aty i thashë se do shkoja e të takohesha vetë me Enverin dhe ashtu bëra”. “Ti do bëhesh një doktoreshë e talentuar, më tha Enveri, si të kemi pasur afër deri tani, ashtu do të kemi dhe më pas. Pra, do bëhesh një kirurge për Byronë Politike”. “Në asnjë mënyrë,- këmbëngula,- çobane bëhem, doktoreshë jo”. Ai qeshi dhe më kërkoi arsyen pse hezitoja. “Kam frikë nga mikrobet, e sqarova”. “Moj Agllai, m’u drejtua Enveri duke më hedhur të dyja duart në qafë, ti nuk kishe frikë nga gjermani, trembesh nga mikrobet”. Shkova me studime për drejtësi, për shkenca politike e ekonomike. Mirëpo, ndodhi shpejt prishja Stalin-tito dhe Shqipëria u detyrua t’i tërheqë 500 studentët nga Jugosllavi­a. Ndërkaq, Byroja Politike dërgoi një listë me emrat e 13 studentëve, 11 djem dhe dy vajza që duhej të qëndronim aty. Në atë listë ishte dhe emri im dhe shoqes sime, Shpresës. Misioni ynë kishte të bënte me zhvillimin e propagandë­s anti-tito dhe kundër revizioniz­mit. Pikërisht për këtë ne merrnim materialet në ambasadën tonë në Beograd dhe e shpërndani­m sa aty këtu, sipas destinacio­nit përkatës. Ishte një detyrë e vështirë. Duhej të operonim në gojën e ujkut, si i thonë. UDB-JA nuk ishte një zbulim i zakonshëm, por një shërbim i tmerrshëm. Punuam sa punuam dhe një ditë na kapën dhe direkt në skëterrë...

ARRESTIMI I ÇUDITSHËM

Arrestimi ishte i papritur. Një mëngjes herët, në dhomën e konviktit të studentëve ku rrija me disa jugosllave, erdhën dy burra me kapardisa të bardha dhe republikë të zezë në kokë. Me forcë më rrëmbyen nga krevati ku isha dhe më hodhën te krevati tjetër aty pranë. Nxorën nga xhepi thikë e gërshërë dhe filluan të shqepin jastëkët dhe dyshekun, duke kërkuar materialin komprometu­es për mua. Po aty ku e kishte fshehur Agllaia, nuk e gjente dot as perëndia. Nejse, nuk gjetën material, por kishin siguruar prova që unë merresha me propagandë anti-tito. Më morën mua dhe Shpresën dhe na çuan në zyrat e UDB-SË. Aty na futën në një dhomë rreth një metër e gjysmë katror, mbushur me buburreca. Si ndenjëm pak aty, na marrin përsëri dhe na çuan te një gjeneral, ku filluan të na shanin e qortonin duke kërkuar se kush na organizont­e për propagandë­n antijugosl­lave. Që këtej na hipën në tren, ku na vendosën duar lidhur në një vagon të rezervuar për UDB-NË dhe na çuan në Prishtinë. Aty na çuan në polici. Godina e saj ishte një ndërtesë trekatëshe e kohës së mesjetës. Na hipën në katin e tretë, na futën në një zyrë me një tavolinë ku rrinin dy burra në këmbë. Të dy ishin të veshur me uniformë ushtarake dhe flisnin shqip. Pas tyre ishte një dritare gjysmë e hapur. Pasi mbaruan fjalën ata, ikën. Një moment u fut aty një ushtarak tjetër. Ai filloi në serbisht duke na sharë me fjalët imorale, të përdala etj. Njëkohësis­ht filloi të shajë partinë tonë, popullin shqiptar, udhëheqësi­n tonë Enverin. Pastaj na futën në një qeli. Për të shkuar aty kaluam nëpër një korridor të ngushtë ku na printe një kapter me fener në dorë. Në të dyja krahët e korridorit dalloheshi­n qelitë e ngushta. Brenda tyre kishte kundërshta­r të regjimit. E gjitha kjo ishte në katin e katërt nën dhe. Duke ecur duke ecur arritëm te qelia 307.

 ?? ??
 ?? ?? Ramize Gjebrea
Ramize Gjebrea

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania