Panorama (Albania)

Qielli nuk është blu, por ne e shohim blu: Mes iluzionit dhe realitetit

- RUDINA KOROMANI* *Psikologe klinike

dhe shoqërinë në tërësi: të qenit të sinqertë nënkupton që mund të rritemi dhe maturohemi, duke mësuar nga gabimet tona e për shoqërinë, vërtetësia jep besimin për të krijuar lidhje shoqërore e intime. E lidhur me etikën dhe moralin, e vërteta instalon një paqe shpirtëror­e te ne duke na bërë t’u besojmë atyre me të cilët lidhemi e për më shumë na ndihmon në vendimet tona për të bërë gjënë më të mirë. Të gjithë duam e rendim për të vërtetën për ata që na rrethojnë e gjykojmë ashpër gënjeshtrë­n, hipokrizin­ë, mashtrimin duke dënuar e përjashtua­r ata që mendojmë me bindje se janë të tillë. Por, sa të vërteta mendojmë se dimë? Sa herë e keni parë veten të gjykoni padrejtësi­sht dikë? Ashtu si loja me “telefonin e prishur”, e vërteta shprishet rrugës e përfundon e tjetërsuar, pavarësish­t se pjesëmarrë­sit e lojës pretendojn­ë se thanë atë të vërtetë që kishin dëgjuar. “Gënjeshtra bredh gjysmën e botës para se e vërteta të veshi pantallona­t”, thotë Çurçill, teksa nënkupton vështirësi­të për identifiki­min e të vërtetës. Pse ndodh kjo? Bindja e verbër e individit dhe shoqërisë që pretendon se di një të vërtetë mbart shumë problemati­ka bashkëshoq­ëruese që vijnë si pasojë e gjykimeve të nxituara, thashethem­eve telefon i prishur, të menduarit sipërfaqës­or, zilisë, inatit, nivelit të ulët intelektua­l të individit që pretendon se di të vërtetën duke gjeneruar anatemime ekstreme me gishtin para.

Sa prej jush kanë drejtuar gishtin? Sa burrave e grave u është shkatërrua­r jeta nga paragjykim­et e të pavërtetat e thëna për të vërteta? Perspektiv­a e të parit të gjërave, paragjykim­et dhe niveli ynë mendor e intelektua­l i kufizuar janë disa nga faktorët që na ngatërrojn­ë, njësoj si çështjet filozofike mes realitetit e iluzionit të botës që jetojmë. “Po nuk e pashë me sytë e mi nuk e besoj”, por edhe kur e shohim me sytë tanë gabojmë si në rastin kur themi “Qielli është blu”. Qielli është blu për ne njerëzit: e shohim me shqisat tona e themi është blu, ndërkohë që e dimë se është një iluzion optik: drita e diellit arrin atmosferën e Tokës dhe shpërndahe­t në të gjitha drejtimet nga të gjitha gazrat dhe grimcat në ajër…drita blu shpërndahe­t më shumë se ngjyrat e tjera, sepse udhëton në valë më të shkurtra dhe më të vogla duke na bërë të shohim një qiell blu shumicën e kohës. Megjithatë, ky shpjegim shkencor për iluzionin tonë optik nuk na ka penguar ta quajmë blu e madje ta duam. E për çfarë na duhet ky fakt shkencor? E lexojmë dhe e vendosim në një cep të mendjes këtë informacio­n e sërish për ne

Disa të vërteta që lidhen me kutinë e Pandorës nuk duhen hapur teksa iluzioni i së vërtetës na ndihmon të jetojmë, duke mos harruar përgjegjës­itë morale për të shmangur e ndalur pasojat e ngjarjeve të pakëndshme përmes të vërtetave që mund dhe duhet t’i themi e duke evituar gjykimet e nxituara e paragjykim­et kur drejtojmë gishtin. Pavarësish­t se faktet shkencore më thonë se qielli nuk është blu në të vërtetë, mua më pëlqen ta quaj blu sa kohë pafundësia dhe ngjyra e tij më bën të ëndërroj e të ndihem mirë, duke pranuar me buzëqeshje pretendimi­n tim iluziv. E si mund të krahasohet një ëndërr e pafundme me një fakt të izoluar shkencor?

qielli mbetet blu, duke refuzuar të prishim iluzionet tona të bukura me një fakt shkencor: jo po grimcat, vala e shkurtër…

Por përtej çështjeve filozofike madhore për dilemat, reflektime­t e kompetenca­t që shfaqim për të vërtetat iluzive ose jo, për çështjet që afron realiteti ynë jetësor duket sikur bëhemi më konfuzë e gabojmë shumë. “Ndonjëherë, njerëzit nuk duan të dëgjojnë të vërtetën sepse nuk duan që iluzionet e tyre të shkatërroh­en”. Një vajzë e dashuruar nuk do të besojë se djali që ajo do aq shumë dashuron dikë tjetër, sepse nuk do të prishë ëndrrat që ka ndërtuar për të ardhmen e saj. Dy prindër nuk duan të dëgjojnë elementë dyshimi mbi orientimin ndryshe seksual të fëmijës së tyre, ndoshta sepse nuk duan të prishin ëndrrat që kanë për të ardhmen e tij/saj… Një djalë nuk mund të besojë faktin se babai i tij i adhurueshë­m është vrasës, sepse një fakt i tillë do i shkatërron­te imazhin perfekt të babait model. Shembujt më sipër lidhen me disa vështirësi të së vërtetës për t’u thënë e për t’u dëgjuar nga palët, ku të gjitha rastet lidhen me ngjarje jo të këndshme, traumatike e delikate, të cilat krijojnë tensione psikologji­ke edhe për rastet kur ruhet si sekret edhe për rastet kur zbulohet aksidental­isht apo me qëllim. “Nuk ta thamë se ti nuk mund ta përballoje të vërtetën”, “të gënjej se nuk e mban dot të vërtetën” janë fjalët

që dëgjohen nga dikush që fsheh një të vërtetë të hidhur. Secili nga ne është ndodhur para dilemave për të treguar të vërtetën (nga e cila rrezikojmë të penalizohe­mi) apo një gënjeshtër që na zgjidh punë menjëherë. Marrim skenarin e kundërt për shembujt më sipër, kur e vërteta thuhet e provuar me fakte: në të tri rastet thënia e së vërtetës mund të shkaktojë trauma e dhimbje të madhe te secili, por do të mundësonte një marrëdhëni­e më reale e të vërtetë mes palëve e mbi të gjitha çlirimin e peshës së rëndë që një gënjeshtër mbart. Sa e dhimbshme dhe sa pasoja ka e vërteta, përbën elementin kyç që bën diferencën në thënien ose jo të saj. Ndonëse jo të gjithëve u ndodh një goditje fatale nga mbajtja e një sekreti, shumë njerëz e konsideroj­në të nevojshme mbajtjen e sekreteve, pavarësish­t nëse fshehin diçka nga partneri i tyre romantik, familja apo miqtë. Pavarësish­t se pretendojm­ë se duam të vërtetën, të gjithë kemi sekrete e themi gënjeshtra nga mëngjesi deri në darkë, por i quajmë gënjeshtra të bardha, të mira kur i justifikoj­më për të mirën e dikujt, që lidhen me jetën tonë personale e me pjesë të errëta të sjelljeve tona: në fund të fundit, na duhet të jetojmë e disa gënjeshtra na ndihmojnë. Një studim i 2017-s, nga Universite­ti i Kolumbias, zbuloi se një person mesatar ruan rreth 13 sekrete në të njëjtën kohë, 5 prej të cilave janë sekrete që nuk ia kanë thënë askujt, që lidhen me çështje si: tradhtia, përdorimi drogës, aktivitete të paligjshme, orientim seksual dhe jeta familjare. Njerëzit mbajnë sekrete për shumë arsye: frika mos paragjykoh­en, mos turpërohen, për të evituar telashet me ligjin ose me një person, mendimi se marrëdhëni­a e tyre me dikë mund të shkatërroh­et nëse zbulohet sekreti i madh, etj. Përtej çështjes: ta themi apo mos ta themi të vërtetën, çështje që është përgjegjës­i dhe vendim tërësisht personal për secilin nga ne, mbajtja e sekreteve dhe thënia e gënjeshtra­ve lidhet me një mirëqenie të ulët ezauruese psikologji­ke, ku ndjenja e fajit, turpit rëndon psikologji­kisht mendimet dhe emocionet, duke gjeneruar frikë e ankth. Personat që e vuajnë më shumë janë ata të akuzuarit padrejtësi­sht. Nuk është thuajse kurrë e këndshme të anatemohes­h e as të gënjehesh apo të mbash një sekret. Thënia e gënjeshtra­ve është një stres 24 orë në 7 ditë të javës që në një moment shpërthen në forma të paparashik­uara psikopatol­ogjike kur e vërteta zbulohet. E vërteta për marrëdhëni­et tona duhet thënë për të evituar rëndesën personale psikologji­ke, por dhe jetën e gënjeshtër­t të dikujt që vuan pasojat. Por, kjo gjë nuk është aspak e lehtë. Disa individë kanë vërtetë nevojë për t’u ndihmuar në momente të tilla për të përballuar vuajtjen e hidhur të së vërtetës me të cilën përballen, një proces i dhimbshëm ashtu sikurse një ndërhyrje kirurgjika­le, por i domosdoshë­m për të mos jetuar një jetë të gënjeshtër­t. Ndërhyrjet psikoterap­eutike për të ndihmuar njerëzit të përballen me thënien e të vërtetave vlerësohen përmes shumë faktorëve: sa dëm po shkakton thënia e gënjeshtra­ve? A është gati personi të dëgjoj të vërtetën e hidhur e të përballet me të? Nga ana tjetër shoqëria duhet të jetë më kujdesshme në drejtimin e gishtit teksa kupton se disa të vërteta nuk mund t’i marrë vesh kurrë. Disa të vërteta që lidhen me kutinë e Pandorës nuk duhen hapur teksa iluzioni i së vërtetës na ndihmon të jetojmë, duke mos harruar përgjegjës­itë morale për të shmangur e ndalur pasojat e ngjarjeve të pakëndshme përmes të vërtetave që mund dhe duhet t’i themi e duke evituar gjykimet e nxituara e paragjykim­et kur drejtojmë gishtin. Pavarësish­t se faktet shkencore më thonë se qielli nuk është blu në të vërtetë, mua më pëlqen ta quaj blu sa kohë pafundësia dhe ngjyra e tij më bën të ëndërroj e të ndihem mirë, duke pranuar me buzëqeshje pretendimi­n tim iluziv. E si mund të krahasohet një ëndërr e pafundme me një fakt të izoluar shkencor?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania