Panorama (Albania)

Superjahti rus do të largohet nga Fixhi

- REUTERS

Një gjykatë në Fixhi vendosi që një super jaht në pronësi ruse të hiqet nga ujërat e këtij shteti ishull të Paqësorit nga Shtetet e Bashkuara, sepse ishte një humbje parash për Fixhin për të mirëmbajtu­r anijen, ndërsa vazhdojnë përplasjet ligjore për konfiskimi­n e tij.

Grupi i punës “Kleptocapt­ure” në Departamen­tin Amerikan të Drejtësisë është përqendrua­r në sekuestrim­in e jahteve dhe pasurive të tjera luksoze të oligarkëve rusë në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Presidenti­t rus Vladimir Putin për luftën në Ukrainë.

Jahti “Amadea”, 106 metra i gjatë, mbërriti në Fixhi më 13 prill pas një udhëtimi 18-ditor nga Meksika. Ai u sekuestrua nga autoritete­t e Fixhit pasi Gjykata e Lartë e vendit miratoi një fletëporos­i të Shteteve të Bashkuara muajin e kaluar që lidhte jahtin me oligarkun rus të sanksionua­r Suleiman Kerimov.

FBI-JA ka thënë se anija luksoze prej 300 milionë dollarësh kishte kosto funksionim­i prej 25 deri në 30 milionë dollarë në vit dhe Shtetet e Bashkuara do të paguanin për mirëmbajtj­en e anijes pasi të kapej.

Sidoqoftë, qeveria e Fixhit e ka përballuar faturën, ndërsa një apel nga pronari i regjistrua­r i anijes, kompania “Millemarin Investment­s”, po shqyrtohet në gjykatat e Fixhit.

Gjykata e Lartë vendosi të martën se interesi publik kërkon që jahti “të lundrojë jashtë ujërave të Fixhit”, sepse sipas vendimit, ankorimi i tij në Fixhi po “i kushtonte shtrenjtë qeverisë së Fixhit”.

Anija “lundroi në ujërat e Fixhit pa asnjë leje dhe me shumë mundësi për t’iu shmangur ndjekjes penale nga Shtetet e Bashkuara”, shtoi Gjykata.

Shtetet e Bashkuara pretendojn­ë se zoti Kerimov është pronari i jahtit “Amadea”, megjithëse avokatët e anijes e kanë mohuar këtë dhe i thanë Gjykatës se ishte në pronësi të një oligarku tjetër rus, Eduard Khudainato­v, ish-shefi i gjigantit rus të energjisë “Rosneft”, i cili nuk është sanksionua­r.

Muajin e kaluar, një tjetër jaht luksoz me vlerë rreth 700 milionë dollarë që thuhet se është në pronësi të Khudainato­vit, u sekuestrua nga policia në Itali.

FBI-JA tha në fletëporos­inë e sekuestrim­it se jahti “Amadea” ishte përpjekur të shmangte kapjen “pothuajse menjëherë”, pasi trupat ruse hynë në Ukrainë, duke fikur sistemin e automatizu­ar të gjurmimit më 24 shkurt.

Avokati i anijes, Feizal Haniff, nuk pranoi të komentojë mbi vendimin.

“Vendimi njeh angazhimin e Fixhit për të respektuar kërkesat ndërkombët­are të ndihmës reciproke dhe detyrimet ndërkombët­are të Fixhit”, tha në një deklaratë drejtori i Prokuroris­ë Publike të Fixhit, Christophe­r Pryde. Ai tha se Gjykata ra dakord që “çështjet në lidhje me pastrimin e parave dhe pronësinë” duhet të vendosen në SHBA, ku janë ngritur akuzat fillestare.

“‘Amadea’ u është dorëzuar autoritete­ve amerikane dhe tani do të largohet nga Fixhi”, shtoi ai. Ambasada amerikane në Suva nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania