Panorama (Albania)

Turqia, aktor në betejën për të shmangur krizën ushqimore Çmimet globale të artikujve ushqimorë vazhdojnë të rriten

-

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, viziton sot Turqinë për bisedime që përfshijnë krijimin e një korridori në Detin e Zi për të lejuar drithin ukrainas të hyjë në tregjet botërore, ndërsa çmimet globale të artikujve ushqimorë vazhdojnë të rriten. Jo shumë kohë më parë, anijet që lundronin përmes Bosforit e që transporto­nin grurë nga Ukraina për në tregjet globale, ishin një pamje e zakonshme. Por jo më. Me bllokadën detare që Rusia i ka bërë Ukrainës, furnizuesi i pestë më i madh i drithit në botë - çmimet po arrijnë nivele rekord, duke kërcënuar trazira. Kërcënimi i një krize globale ushqimore po bën që disa vende të NATO-S të ndërhyjnë. Diskutimet mes ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe zyrtarëve turq do të përqendroh­en pjesërisht në krijimin e një korridori në Detit të Zi, për të lejuar drithin ukrainas të hyjë në tregjet botërore. Ankaraja thotë se një marrëveshj­e e tillë shmang rrezikun e konfrontim­it midis NATO-S dhe Rusisë, duke pasur parasysh praninë e fortë detare të Rusisë në Detin e Zi. Por analistët dyshojnë se Rusia është e angazhuar për të lehtësuar krizën e grurit dhe shtojnë se Moska mund ta shfrytëzoj­ë situatën për interesat e saj. Nëse gruri ukrainas mbetet i bllokuar, analistët thonë se Ankaraja do të përballet me presion në rritje për t’u dhënë anijeve luftarake të NATO-S hyrje në Detin e Zi përmes ngushticës së Bosforit në Stamboll, të cilën Turqia e administro­n sipas Konventës ndërkombët­are “Montreux”. “Teknikisht dhe ligjërisht, kanali i Bosforit është i mbyllur për luftanijet e të dyja palëve ndërluftue­se, Ukrainës dhe Rusisë. Turqia u ka kërkuar me dashamirës­i vendeve të tjera të mos dërgojnë asnjë anije luftarake. Por do të vijë një moment kur Turqisë do t’i paraqitet një kërkesë, ose nga NATO-JA, ose një anëtare e NATO-S, për të dërguar anije luftarake në luftë. Alternativ­at e Turqisë po ngushtohen vërtet në kontekstin e luftës rusoukrain­ase”, thotë Serhat Guvenc në Universite­tin “Kadir Has”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania