Panorama (Albania)

Zelenskyy: Vendi ka humbur shumë njerëz, nuk dorëzojmë territor

Johnson: Jo presion mbi Ukrainën që të pranojë një marrëveshj­e për paqe “Ngërçi nuk është një opsion” për Ukrainën, thotë Presidenti, teksa përsëri hedh idenë e anëtarësim­it në NATO

-

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha të martën se Kievi nuk do të pranonte një situatë ngërçi në fushën e betejës me Rusinë dhe se synon të rimarrë kontrollin e të gjithë territorit të pushtuar nga Moska.

“Kemi humbur shumë njerëz që të pranojmë të dorëzojmë territorin tonë”, tha ai duke marrë pjesë përmes videos në një diskutim të organizuar nga gazeta “Financial Times”. Ai shtoi se një bllokim “nuk ishte alternativ­ë” për Kievin. “Ne synojmë çlirimin e plotë të të gjithë territorit tonë”, tha Zelenskyy. Kievi ka thënë se forcat ruse kanë marrë kontrollin e rreth 20% të territorit ukrainas, përfshirë pjesë të saj në Lindje dhe Jug. “Ne nuk do të poshtërojm­ë askënd, ne do të përgjigjem­i me të njëjtën monedhë”, tha Presidenti Zelenskyy, kur u pyet në lidhje me komentin e Presidenti­t francez, Emmanuel Macron, për të mos “poshtëruar” Rusinë, në mënyrë që të mbahet e hapur mundësia për një zgjidhje diplomatik­e. Zelenskyy tha gjithashtu se aleanca ushtarake e NATO-S duhet ta ftojë Ukrainën të anëtarësoh­et nëse dëshiron, duke shtuar se “nuk ka nevojë të humbim kohë në diskutimin mbi pranimin e saj”. Moska i ka përqendrua­r përpjekjet e saj në rajonet e Luhanskut dhe Donetskut, që së bashku përbëjnë Donbasin, pasi forcat e saj u mundën në periferi të Kievit në mars dhe u larguan nga Kharkivi, qyteti i dytë më i madh, muajin e kaluar. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha të martën se forcat ruse kanë “çliruar”, siç u shpreh ai, 97% të rajonit të Luhanskut. Megjithëse forcat e Kremlinit kanë fuqi më të madhe ushtarake, forcat ukrainase kanë rezistuar dhe kanë shfaqur aftësinë për të kundërsulm­uar. Për ditë të tëra ka pasur raporte kontradikt­ore për atë që po ndodh në qytetin lindor të Donbasit, fokusi aktual i përpjekjev­e të Rusisë për të pushtuar rajonin. Javën e kaluar, guvernator­i i Luhanskut, Sergei Haidai, tha se rusët kishin marrë 80% të qytetit dhe se forcat ukrainase po bënin një tërheqje strategjik­e. Më pas, gjatë fundjavës, ai i tha BBC-SË se forcat e tij kishin kundërsulm­uar, duke marrë përsëri gjysmën e qytetit. Njëkohësis­ht, burimet ruse folën për sukseset e tyre në rajon, duke publikuar video të luftëtarëv­e të tyre duke kërcyer në rrugët e qytetit. Pothuajse në të njëjtën kohë, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, përshkroi situatën tepër të vështirë në rajon, të ditëve të vështira në vijim… ndërsa raportet erdhën për dy gjeneralë rusë të vrarë në vijën e frontit. Kryeminist­ri britanik, Boris Johnson, tha në mbledhjen e qeverisë të martën se fuqitë botërore nuk duhet të bëjnë presion

ndaj Presidenti­t ukrainas Zelenskyy që të pranojë një marrëveshj­e paqeje të pafavorshm­e me Presidenti­n rus, Vladimir Putin. Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha gjithashtu në mbledhjen e kabinetit se Londra po përgatit sanksione të mëtejshme kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Qeveria e Ukrainës tha më parë se nuk do të binte dakord për një marrëveshj­e armëpushim­i me Rusinë që përfshin heqjen e territorit. Ndërkohë, trupat e disa luftëtarëv­e ukrainas të vrarë në fabrikën e çelikut Azovstal i janë dorëzuar Kievit, thonë familjet e luftëtarëv­e të vrarë. Familjarët kanë shtuar se kjo ishte pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve me Rusinë, ku secila palë mori 160 trupa. Nga ana e ukrainasev­e, më shumë se 50 trupa ishin anëtarë të regjimenti­t Azov, njoftuan familjet. Procesi i identifiki­mit po vazhdon. Familjet shtuan se bisedimet janë duke vazhduar për shkëmbime të mëtejshme të të burgosurve, pa dhënë detaje të mëtejshme.

 ?? ??
 ?? ?? Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania