Panorama (Albania)

Rusia iniciatore e “Open Balkan”? Vuçiç: Ide e imja, Zaevit dhe Ramës

-

Në konferencë­n e përbashkët në samitin e Ohrit, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mohoi deklaratat e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se “Ballkani i Hapur” është mbështetur nga Moska. Vuçiç bëri të qartë se ideja e kësaj nisme ishte e tij, ish-kryeminist­rit maqedonas Zoran Zaev dhe Edi Ramës. “Në takimin e parë ka qenë Zorani, unë dhe Rama. Nuk ka qenë asnjë ministër i Jashtëm. Nuk kam turp për politikën që bën Serbia. Nuk iu turpërohem marrëdhëni­eve të mira që kemi me Federatën Ruse. Por, asnjë tjetër përveç nesh s’kishte asnjë ide. Kjo është ideja jonë. Ardhmëria është në bashkëpuni­m. Kjo është ideja e njerëzve që fermerët do të jenë shumë më të kënaqur sepse kanë ku të eksportojn­ë. Të kenë shumë më tepër qytetarë serb që të vinë në bregdetin shqiptar. Të mendojmë si ta bëjmë diçka të përbashkët. Ideja është e Zoran Zaev, Edi Ramës dhe e imja. Askush tjetër nuk ka marrë pjesë në këtë ide”, tha Vuçiç. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç propozoi dje që

samiti i radhës i Ballkanit të Hapur të mbahet në Jug të Serbisë, teksa ka ftuar dhe përfaqësue­s të Prishtinës dhe Bosnje Hercegovin­ës. Sipas Vuçiç, nëse “do na hapen negociatat apo jo, varet nga disa të tjerë”. “E do prisni a do dalë dielli atë ditë apo jo ndonjëherë varet nga ne, ndonjëherë jo nga ne. Ajo që varet nga ne është si do jetojmë me fqinjët tanë, a do bisedojmë, a do ndihmojmë fqinjët e a do na ndihmojnë fqinjët ne. Me rëndësi të them që formojmë grupe punuese menjëherë apo në takimin e ardhëm që takimin propozoj të jetë në Serbinë Jugore para samitit të madh që e kemi, në fund të verës në Beograd, që të dakordohem­i për grupet punuese si të tejkalojmë pengesat, të ndihmojmë njeri-tjetrin të mbijetojmë dimrit se ky është interesi kryesor për qytetarët e tre vendeve tona dhe të vendeve të rajonit janë të mirëseardh­ur e nëse duan të marrin pjesë dhe përfaqësue­sit e Bosnje Hercegovin­ës dhe Prishtinës, Malit të Zi e me radhë. Me rëndësi të përshpejto­më projektet tona të përbashkët­a”, deklaroi Presidenti Vuçiç.

 ?? ?? Aleksandër Vuçiç
Aleksandër Vuçiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania