Panorama (Albania)

Deputeti i CDU: Ka ardhur koha për shkëputjen e Shqipërisë nga MV

-

Deputeti i Grupit të CDU-SË në Bundestag, Peter Beyer, i tha “Deutsche Welle”-s në Tiranë, se Gjermania e mbështet idenë e anëtarëve të asociuar në BE, si një mundësi për të bashkëpunu­ar më ngushtë dhe afruar këto vende me Be-në. Ai deklaroi në Tiranë se ka ardhur koha për shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, lidhur me hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it dhe zhvillimin e Konferencë­s së Parë Ndërqeveri­tare të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. “Ka pak gjasa që brenda Presidencë­s franceze të Këshillit Europian, që mbaron në fund të këtij muaji, Bullgaria të heqë dorë nga vetoja kundërshtu­ese ndaj Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatav­e. Nëse Bullgaria nuk tërhiqet, ka ardhur koha që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut. Asnjë prej dy vendeve nuk duhet të mbetet peng i tjetrit”, tha Beyer në konferencë­n e shtypit të mbajtur të martën (07.06), në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Tiranë. Bullgaria vendosi veton ndaj Maqedonisë së Veriut në nëntor 2020, për shkak të mosmarrëve­shjeve lidhur me gjuhën dhe identiteti­n e Maqedonisë së Veriut. Autoritete­t bullgare njohin gjuhën dhe identiteti­n maqedonas vetëm pas vitit 1945. Sipas tyre, para kësaj periudhe, ato kanë pasur “rrënjë bullgare”. “Kemi një situatë të turpshme për Bashkimin Europian në atë që po ndodh me Bullgarinë. Shqipëria s’duhet të vuajë në këtë proces. Ka ardhur momenti të zhbllokohe­t kjo situatë dhe për këtë gjë unë i bëj thirrje Bullgarisë ta tërheqë këtë bllokim”, tha Peter Beyer në konferencë­n për shtyp.

 ?? ?? Peter Beyer
Peter Beyer

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania