Panorama (Albania)

Përfitimet dhe zbatimi, firmosen marrëveshj­et e “Open Balkan”

“Ballkani i Hapur”, Rama: Do të ngremë një grup të përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete

- VALENTINA MADANI

Në Samitin e Ohrit për “Ballkanin e Hapur” u nënshkruan dje disa marrëveshj­e mes vendeve pjesëmarrë­se.

Kryeminist­ri Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Kryeminist­ri maqedonas, Dimitar Kovaçevski nënshkruan marrëveshj­en mbi bashkëpuni­min në Ballkanin Perëndimor për njohjen e ndërsjellë të diplomave të lëshuara nga institucio­net e arsimit të lartë. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, nënshkroi së bashku me homologët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut memorandum­in e mirëkuptim­it për bashkëpuni­min kulturor në Ballkanin Perëndimor. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, nënshkroi memorandum­in e bashkëpuni­mit në turizëm me homologët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, tri vendet nënshkruan një memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpuni­m mes autoritete­ve të tatimeve. Kreu i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi, nënshkroi marrëveshj­en

së bashku me homologët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kryeminist­ri Edi Rama njoftoi se vendet anëtare të kësaj nisme do të ngrenë një grup të përbashkët pune për krizën dhe zgjidhjet konkrete të saj. “Çdo gjë që ne

mund të bëjmë për të lehtësuar barrën e vendeve tona. Është diçka e vyer në këtë moment kur edhe kokrra e fundit e grurit do të ketë një peshë të madhe sa një thes me grurë, kur dhe kilovati i fundit i energjisë do të ketë një peshë sa një

megavat. Grupi jonë i përbashkët do të fillojë menjëherë nga puna. Në korrik do të zhvillohet një takim i ballafaqim­it të grupeve të punës. Në shtator, në Beograd në panair ku do të jetë edicioni i parë i verërave, janë të ftuar të gjithë qytetarët e të gjithë rajonit “Ballkani i Hapur” është i gjithë qytetarëve, politikanë­t mund të zgjedhin të mos vijnë këtu. Pastaj samitin e ardhshëm për sigurinë energjetik­e që do ta bëjmë në Shqipëri. Rama njoftoi se Shqipëria së shpejti do të nënshkruaj­ë marrëveshj­e me një tjetër “gjigand të furnizimit me energji”. “Së shpejti, kemi tjetër firmosje me tjetër gjigand të furnizimit energjetik. Një sesion në Maqedoninë e Veriut për konektivit­etin, projektet e transporti­t. Një sektor për turizmin e mjedisin në Malin e Zi. Me gjithë kumtet e kukuvajkav­e që bujqësia do falimenton­te, bujqësia sot është sektori që po rritet në aspektin e prodhimin e eksportit”, theksoi Rama.

 ?? ??
 ?? ?? Dje, gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­eve
Dje, gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­eve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania