Panorama (Albania)

“Open brothers”, Rama me Ahmetin dhe Abazoviç në Ohër

Shmang “Tour de France”, prezantohe­t projekti për urën Velipojë-ulqin Kryeminist­ri: Brenda korrikut do vij në Mal të Zi

-

Edi Rama bëri dje bashkë “Open brothers”. Pas përfundimi­t të takimit të djeshëm në kuadër të nismës “Open Balkan”, Kryeminist­ri Edi Rama postoi një foto në “Facebook”, ku duket me Kryeminist­rin e Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe me liderin shqiptar të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut. Rama i quajti “vëllezër”, për shkak të origjinës së përbashkët shqiptare që të tre këta politikanë kanë. Kryeminist­ri Edi Rama dhe homologu malazez, shqiptari Dritan Abazoviç, prezantuan dje projektin e urës mbi lumin Bunë që do të lidhë zonën e Velipojës me Ulqinin. Abazoviç kërkoi që ura të projektohe­t me një lartësi të mjaftueshm­e për të lejuar kalimin e anijeve të turistëve dhe jahteve. Abazoviç deklaroi se ky projekt do të shmangë edhe trafikun pranë Shkodrës në pikën kufitare duke qenë se kamionët do të kalojnë nga kjo anë. Ndërsa Rama nga ana e tij nënvizoi se kjo është fryma e “Ballkanit të Hapur” që shmang gjithë “Tour de France” që detyrohesh­in të bënin qytetarët. “Ky është projekti dhe si u shpjegua në gusht do përfundojm­ë projektin e detajuar dhe pastaj do të ulemi së bashku menjëherë, FSHZH-JA me agjencinë tuaj kushdo qoftë ajo. Dhe do të vijojmë punën”, deklaroi Rama. Kurse Dritan Abazoviç konfirmoi se “Jemi shumë pranë fillimit të punës konkrete. Mali i Zi ka caktuar një pjesë të fondit kushtuar urës. Ndoshta nuk do të përdoret dot këtë vit megjithatë në momentin që përfundojn­ë projektin e detajuar mund të nënshkruaj­më memorandum­in. Kjo zonë që prej fillesës së bregdetit në Ulqin

mund të jetë një zonë tërheqëse turistike në të ardhmen. Megjithatë, kjo është mënyra si ne mund ta zgjidhim bllokimin e trafikut pranë Shkodrës, në pikën kufitare. Duke qenë se një pjesë e kamionëve do të kalojnë nga kjo anë. Është shumë e thjeshtë dhe shumë irracional­e që dikush nuk e ka bërë më parë. Me këtë urë do të kemi shumë efekte pozitive në të dyja anët. Ura dëshmon që nuk jemi vetëm Ballkan i Hapur por jemi në një fazë të re të mënyrës si i kuptojmë marrëdhëni­et dypalëshe. 100% keni mbështetje­n time. Le të vijojmë menjëherë drejt projektit përfundimt­ar”.

 ?? ??
 ?? ?? Rama, Ahmeti e Abazoviç
Rama, Ahmeti e Abazoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania