Panorama (Albania)

Varfëria, të rinjtë po braktisin vendin

Rritja e çmimeve, asnjë masë nga qeveria për zbutjen e pasojave Shtohen listat e borxheve, qytetarët fajësojnë Kryeminist­rin

-

Rritja e çmimeve të mallrave të shportës ka sjellë si pasojë rritjen e varfërisë te shtresat më të dobëta të shoqërisë shqiptare. Papunësia, të ardhurat e ulëta, ndihma ekonomike qesharake dhe pensionet e pamjaftues­hme, e kanë rritur ushtrinë e qytetarëve që janë në kulmin e varfërisë, kur e kanë gjetur veten para çmimeve 20-30 për qind më të larta brenda pak muajve. Njerëz që u drejtohen dyqaneve me xhepat bosh me shpresën se do t’u shënohet emri në listën e gjatë të borxheve, pasi para nuk kanë. Shitës që falin edhe një ditë tjetër ushqim për fëmijët, por që i afrohen falimentim­it. Përjetimi është i njëjtë për banorët e Elbasanit e fshatrave si në Cërrik apo Peqin. Shitësit ambulantë apo tregtarë të tjerë kthehen shpeshherë duarbosh. Blerësit janë të paktë në Memaliaj dhe fshatrat përreth tij, ku kanë mbetur kryesisht pensionist­ë. Fatlum është ai që ka fëmijët në emigrim. Rritja me shpejtësi e çmimeve ka thelluar varfërinë në çdo skaj të vendit dhe shqiptarët i kanë sytë nga emigrimi. Sipas shifrave zyrtare, në vitin 2021 u regjistrua niveli më i lartë i të larguarve nga vendi në një dekadë, gati 33 mijë. Por numri në rritje i largimeve po plak vendin dhe po thellon edhe më shumë varfërinë. “Një djalë kam unë. Më iku ka 2 vjet në Gjermani, më la më plakën vetëm. Këtu edhe unë jam mërzitur, s’kam ç’të bej”, rrëfen një i moshuar. Banorët e fshatit Pojan në Korçë nuk po sigurojnë më asnjë të ardhur nga tokat. Shtrenjtim­i i inputeve bujqësore, karburanti­t dhe mungesa e subvencion­eve janë kosto më të larta se sa fitimet e siguruara nga punimi i tokave.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania