Panorama (Albania)

S’ndalet rritja e çmimeve, inflacioni në nivel rekord

Raporti i Instat, për muajin maj inflacioni arriti 6.7 për qind. U dyfishuan çmimet për produktet e shportës dhe transporti­n

- TIRANE

Jo vetëm nafta, çfarë ka rënduar xhepat e konsumator­ëve është edhe shtrenjtim­i i produkteve të shportës.

Prej muajit që lamë pas, çmimi i bukës ka shënuar sërish rritje, ndërsa 20 deri në 50 lekë më tepër tregtohen edhe produktet bazë si mielli, sheqeri, veza, orizi, makaronat, qumështi dhe vaji.

RAPORTI

Kjo valë e lartë çmimesh që me sa duket s’ka ndërmend të ndalet, është reflektuar në normën e inflacioni­t, i cili për muajin maj ka arritur në 6.7 për qind, më i larti në dy dekadat e fundit. Sipas Instat, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8 %, ndërsa ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin maj, krahasuar me muajin prill është -0,5 %. Çfarë ka ndikuar është rritja dyshifrore e çmimeve për produktet bazike. “Rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolik­e” me +4,01 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,21 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,53 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtj­e e shtëpisë” me +0,24 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,05 % secili. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,01 pikë përqindje”, thuhet në raportin e Instat. Krahasuar me muajin Maj 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 21,7 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolik­e” me 11,4 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,0 %. Ndërsa krahasuar

me muajin prill çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 3,1 %, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolik­e” me 1,6 %. Më tej grupet “Pije alkoolike dhe duhan”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtj­e e shtëpisë”, “Transporti”, “Hotele, kafene dhe restorante” u rritën me 0,5 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4 % dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,1 %.

ÇMIMI I NAFTËS

Qeveria ka vënë dje dorë edhe mbi çmimet e karburante­ve. Në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë, Bordi i Transparen­cës ka rritur me 10 lekë çmimin e naftës e cila nga 248 lekë që ishte ka shkuar në 258 lekë. Ky është niveli më i lartë i regjistrua­r ndonjëherë, duke arritur në vlerën e muajit mars që solli edhe protesta nga ana e qytetarëve. Ndërsa sa i takon benzinës dhe gazit, vihet re një rënie e lehtë. Konkretish­t, prej dje benzina do të tregtohet me pakicë me 243 lekë, nga 244 lekë që ishte caktuar më herët, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënprodukt­it gaz, do të

jetë 86 lekë/litri nga 90 lekë që ishte më herët. Rritja e çmimeve është justifikua­r me rritjen e çmimit të naftës në bursë, por edhe ky argument duket pak i besueshëm sa kohë çmimet vazhdonin të ishin të larta edhe kur çmimi për fuçi arriti në nivelin e parakrizës. Por sipas shoqatës së Hidrokarbu­reve, shtrenjtim­i i mëtejshëm i çmimeve ka ardhur për shkak të rritjes që ka njohur nafta e përpunuar. “Fuçia është tregues i naftës së papërpunua­r dhe kjo po bie (edhe pse jo kush e di se çfarë) pasi rafineritë nuk po e kërkojnë, sepse me këto çmime ato dalin me humbje. Nafta për transport, pra për makina, ndryshe nga ajo në fuçi, në treg varet nga kuotimi, që i bëhet çdo ditë çmimit në publikimin e çmimeve PLATT’S dhe bëhet në USD për ton. Ky çmim po rritet pavarësish­t se nafta e pa përpunuar (fuçia) ka pësuar pak rënie, kjo se duke u ulur kërkesa për naftë të pa përpunuar (fuçi), rafineritë po krijojnë mungesë në treg të naftës për transport”, thuhej në reagimin e pak ditëve më parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania