Panorama (Albania)

Banka Botërore: Ekonomia do rritet me 3.2%

-

Mungesa në treg e naftës dhe e gazit dhe efekti zinxhir i rritjes së çmimeve kanë bërë që institucio­net më të larta financiare të rishikojnë projeksion­et për rritjen ekonomike. Në raportin e saj të fundit, Banka Botërore vë në dukje se përgjatë këtij viti ekonomia shqiptare do të rritet me 3.2 për qind, ose 0.6 pikë përqindje më pak se raporti i fillimviti­t. Ndërsa vitin e ardhshëm, pra në 2023, ekonomia pritet të rritet me 3.5 për qind ose 0.2 pikë përqindje më pak se vlerësimi i mëparshëm. Më herët edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ulur sërish pritshmëri­të për rritjen ekonomike, përkatësis­ht në 3 për qind. Sipas këtij institucio­ni, përgjatë këtij viti ekonomia do të rritet me vetëm 2 për qind, nga 4.5 për qind që ishte edhe projeksion­i fillestar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania