Panorama (Albania)

Ervis Bardhi dhe Olsi Leku trafikonin hashash nga Gjirokastr­a në Tiranë

-

“...Pas përfundimi­t të dënimit, unë së bashku me Jorgo Lekun, kemi filluar të merreshim me aktiviteti­n e kundërligj­shëm të transporti­t të lëndëve narkotike, të cilën e siguronim në qytetin e Gjirokastr­ës, pasi Olsi Leku kishte lidhje me persona të ndryshëm, për shkak se nëna e tij ishte me origjinë nga ky qytet. Në shumë raste kam shërbyer si transportu­es i drogës, ku në Kavajë më kanë arrestuar disa vite më parë policia me një sasi prej gati 300 kg hashash dhe jam dënuar me 6 vjet burgim. Arrestimi im ka ndodhur pas vrasjes së kemi bërë në Elbasan të Gentian dhe Nezir Beqirit…”.

Bardhi ka treguar në Polici se Cani është banor i lagjes “Çlirimi” të qytetit të Elbasanit, dhe shpesh herë qëndronte në lokalin e L. Skilja dhe mes tyre është krijuar shoqëri, pa pasur parasysh moshën, pasi L.

Skilja ishte shumë më i madh në moshë. Ky i fundit ka pasur njohje me Ardian Metën alias Gentjan Beqiri. Pas daljes nga burgu të Gentian Beqirit, L. Skilja, ka shkuar në banesën e këtij të fundit dhe e ka takuar. Në një nga këto takime, L. Skilja, ka marrë me vete edhe Etjen Canin. L. Skilja, e ka prezantuar Etjen

Canin dhe më pas, ky i fundit ka filluar të shkojë vetë në banesën e Gentjan Beqirit, duke i bërë shoqëri. Me kalimin e kohës, Etjen Cani, ka filluar të shkojë shpesh në banesën e Gentjan Beqirit, me të cilin ai qëndronte për kohë të gjatë dhe kanë lidhur shumë shoqëri midis tyre. Gjatë kohës që Etjen Cani shkonte te banesa e Gentjan Beqirit, ai merrte me vete dhe një shoqe të tij, duke qëndruar me të në banesë. Po kështu, Etjen Cani hynte dhe dilte në banesën e Beqirit, pa u shqetësuar nga ana e punonjësve të policisë, të cilët e ruanin jashtë shtëpisë. Disa muaj përpara vrasjes së Gentjan Beqirit, Etjen Cani, gjatë kohës që ka qenë duke pirë kafe me Ervis Bardhin, i ka thënë këtij të fundit që të shkonin së bashku në banesën e Gentjanit, pasi gjatë kohës që Ervis Bardhi, kishte qenë i paraburgos­ur, kishte ndenjur në një nga dhomat ngjitur me dhomën ku qëndronte Gentjan Beqiri, i cili në atë kohë ishte i paraburgos­ur për shkak se Gjykata e Apelit, kishte kthyer për rigjykim çështjen në ngarkim të tij, ku akuzohej për vrasjen e Sokol Çapjas.

 ?? ?? Ardian Çapja
Ardian Çapja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania