Panorama (Albania)

SPAK pyet në Gjykatë Etien Canin për vrasjet e babë e bir në Elbasan

Autori i vrasjes mohon njohjen me Çapjat dhe përfshirje­n në krim Prokuroria heq dorë nga pyetja e Ardian Çapjas. Ai kundërshto­i dëshmitari­n e drejtësisë

- MARIGLEN KUME

Ka vijuar ditën e djeshme seanca gjyqësore e radhës kundër 6 personave të pandehur, që akuzohen për veprën penale të vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit, ngjarje kjo e ndodhur më 15 gusht 2012 në Elbasan.

Në seancën e djeshme ku Prokuroria kishte planifikua­r të pyeste të pandehurin Ardjan Çapja, nuk është realizuar pyetja e tij, për shkak se prokurori hoqi dorë. Ndërsa ka vijuar me marrjen në pyetje të Etien Canit, një të pandehuri tjetër në këtë proces, që sipas akuzës ka qenë pjesë e grupit që ekzekutoi babë e bir. Etien Cani ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë njohje me Ardjan dhe Florenc Çapjan. Madje sipas tij, ai nuk është takuar asnjëherë, megjithëse në dëshminë e bashkëpunë­torit të Prokuroris­ë, Ervis Bardhi, ai del se ka qenë pjesë e takimeve me Çapjat dhe ka shërbyer si vëzhgues në periudhën e përgatitje­s së momentit të vrasjes. Pas përfundimi­t të dhënies së deklarimev­e nga Etien Cani, radhën për t’u marrë në pyetje nga prokuroria, e ka në seancën e ardhshme të datës 15 qershor, i pandehuri Klajdi Dokoli. Gjatë fazës së hetimit, Ervis Bardhi është marrë disa herë në pyetje nga Prokuroria, duke treguar se dinamikën e vrasjes së babë e bir dhe pazaret, që kanë kryer me të pandehurit e tjerë, Ardian dhe Florenc Çapjan, për vrasjen e Gentian Beqirit, si dhe personat e tjerë Olsi Leku, Klajdi Dokoli dhe Etien Cani.

DËSHMIA E ERVIS BARDHIT PËR CANIN

Në vitin 2010, unë kam pasur lidhje shoqërore me Etjen Canin dhe gjatë kësaj periudhe kemi ndenjur së bashku në ambiente të ndryshme të qytetit të Elbasanit, kryesisht në kafenetë e lagjes tonë, lagjja “Çlirimi” në Elbasan. Më datën 11 shtator 2010, rreth orëve të para të mëngjesit, unë jam telefonuar nga Etjen Cani dhe jemi takuar në kafe.

Gjatë bisedës tonë, Etjeni më ka thënë mua një shqetësim që kishte, lidhur me personin, Ardit Sula, duke pretenduar se ky i ka ngacmuar të dashurën…. Në dosje thuhet se nga ana e Etjenit, i është dhënë Ervisit numri i telefonit të Arditit dhe Ervisi ka komunikuar me Arditin, duke bërë debat në telefon. Pas këtij debati, Ervis Bardhi dhe Etjen Cani kanë marrë një taksi dhe kanë shkuar te vendi ku Arditi punonte si berber, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Dinamos”, në qytetin e Elbasanit. Pasi kanë shkuar atje, Ervisi dhe

Etjeni kanë debatuar me Ardit Sulën dhe në grindje e sipër, Ervis Bardhi ka nxjerrë nga brezi një armë pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Arditit, por pa mundur ta dëmtojë atë.

PROKURORIA

Pasi qëlloi berberin me armë, Ervis Bardhi dhe Etjen

Cani, janë larguar nga vendi i krimit dhe nga ana e Policisë janë kryer veprimet e para në vendin e ngjarjes. Pas shpalljes në kërkim, Ervis Bardhi dhe Etjen Cani, kanë shkuar në qytetin e Tiranës. Në qytetin e Tiranës ata janë takuar me kushëririn e Etjenit, Olsi Lekun,

edhe ky banor i qytetit të Elbasanit, por që gjatë asaj periudhe jetonte herë në qytetin e Tiranës dhe herë në shtetin grek. Etjen Cani me Olsi Leka alias Jorgo Leku, kanë lidhje familjare, pasi babai i Olsi Lekut, është martuar me hallën e Etjen Canit. Pasi Ervis Bardhi dhe Etjen Cani janë takuar me Olsi Lekën, ky i fundit i ka ndihmuar duke u gjetur shtëpi me qira dhe duke u dhënë para me qëllim që ata t’i fshiheshin Policisë, e cila i kërkonte në lidhje me ngjarjen e datës 12 shtator 2010, ku kishin qëlluar me armë berberin Ardit Sula.

Teksa kanë ndenjur së bashku herë në qytetin e Tiranës dhe herë në qytetin e Durrësit nëpër shtëpi të ndryshme, personi që i ndihmonte ishte Olsi Leku: “…teksa rrinim në arrati, kemi diskutuar me Etjenin dhe Olsi Lekun se goditjen me armë ndaj Ardit Sulës ta merrja unë përsipër, pasi do rregullohe­shin gjërat. Etjen Cani, në lidhje me këtë ngjarje, nuk është proceduar dhe çështja në ngarkim të tij është pushuar nga prokuroria. Ndërkohë, unë në datën 2 shkurt 2011, jam vetëdorëzu­ar në Komisariat­in e Policisë Elbasan, pasi Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ në mungesë…”, thotë dëshmitari i Prokuroris­ë.

 ?? ?? Gentian Beqiri
Gentian Beqiri
 ?? ?? Nezir Beqiri
Nezir Beqiri
 ?? ?? Etien Cani
Etien Cani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania