Panorama (Albania)

Polici i infiltruar, 300 kg kokainë nga Kolumbia për shqiptarin

Mega-operacioni i Antimafies nisi me një trafikant nga Shqipëria, detajet e goditjes më të madhe të rrjetit të drogës

- NIKOLETA KOVAÇI

Ata besojnë se kanë goditur kanalin më të madh të furnizimit të Europës me kokainë kolumbiane. Kanë rrezikuar shumë e investuar po kaq shumë jo vetëm nga financat e tyre, por edhe me agjentët e shumtë që kanë infiltruar në rrugët e trafikut të drogës, duke realizuar kështu, ndoshta jo operacioni­n më të madh, por më të rëndësishm­in në Europë kundër trafikut të kokainës. Antimafia italiane ka dhënë detajet e instalimit të saj në trafik, duke lidhur jo vetëm baza e shtete, por edhe duke minuar përfundimi­sht sigurinë e “zotëve” të punës që ka pasuruar aq shumë dhe vrarë edhe më shumë. Në përfundim të hetimeve, ku prokurorët kanë realizuar një dosje me mbi 5 mijë faqe, me emra, lidhje, fakte e deri në detajet më të imtësishme që kanë sjellë policët e infiltruar, të cilët realizuan jo pak po 19 rrugë për të shteruar thuajse gjithë mekanizmin që e bënte “Clan Del Golfo” një prej organizata­ve më të rrezikshme të botës. Ideuesit e atij operacioni të madh, thuhet se shkuan deri aty se morën magazina me qira në portin e Triestës, hynë garant në zonat ku vepronin trafikantë­t italianë e shqiptarë në Itali, ndërkohë mësuan se si lënda narkotike që sillte “policia italiane” shpërndahe­j edhe në vendet e Ballkanit, e kryesisht Shqipëri. E në këtë hetim të madh nuk kishin se si mungonin shqiptarët. Madje, janë ndalesa e parë e transportu­esve-policë, të cilët iu besuan 4 shqiptarëv­e ngarkesën prej 334 kg kokainë që më pas të shpërndahe­j nëpër pikat ku “policët” kishin marrë udhëzimet nga kapot e drogës në Kolumbi. Italianët e hetimit thonë se lënda narkotike shpërndahe­j edhe në Bullgari, Kroaci e Slloveni, pa përjashtua­r për asnjë moment

Shqipërinë. Duke iu referuar Ballkanit dhe rolit të ballkanasv­e në trafikun ndërkombët­ar të kokainës, italianët e hetimit thonë: Edhe operacioni mori emrin “Geppo 21” si për t’i dhënë famë peshës së infiltrimi­t që identifiko­n kodin e një agjenti nga Trieste, i cili në vitin 2000 kishte shkatërrua­r një grup kriminal ballkanas!

OPERACIONI

Guardia di Finanza e Triestes, e koordinuar nga Drejtoria e Antimafies, përfundoi një operacion masiv antidrogë që zgjati rreth dy vjet. Në fund bilanci kishte të bënte me 38 persona në urdhër-arrest nga Italia, Sllovenia, Kroacia, Holanda, Shqipëria dhe Kolumbia. Gjithsej, 4300 kilogramë kokainë e sekuestrua­r për të cilën u harxhuan plot 96 milionë euro. Sipas dosjes hetimore, bëhet me dije se kokaina mbërriti në portin e Triestes për t’u shitur më pas në Itali dhe në vende të tjera evropiane, drogës

ku vlera vetëm në dorën e parë të shitjes shkonte në 240 milion Euro, ndërsa në momentin që hidhej në tregun e shpërndarë­sve kapte shifrën e gjysmë miliardi eurosh. Sipas mediave italiane, konfiskime­t u bënë disa herë dhe për këtë arsye, sipas Guardia di Finanza, nuk mund të flitet për kapjen më të madhe të kokainës ndonjëherë në Itali. Operacioni, në tërësi, është megjithatë një nga më të rëndësishm­it në vitet e fundit në Evropë, qoftë edhe në aspektin sasior. Në total dërgesat e “pilotuara”, domethënë janë kryer nën kontrollin e agjentëve të infiltruar të

Guardia di Finanza, ishin 19. Kokaina e ardhur nga Kolumbia prodhohej, përpunohej dhe shitej nga “Clan del Golfo”, kreu i të cilit, Dario Antonio Úsuga, me nofkën “Otoniel”, u arrestua më 23 tetor 2021 në kufirin midis Kolumbisë dhe Panamasë. Më pas, ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara.

Përveç kokainës, u sekuestrua­n edhe 1.8 milionë euro cash, kamionë dhe fuoristrad­ë, nëpërmjet të cilave, droga sapo mbërrinte në Itali, transporto­hej nga Trieste në rajone të ndryshme të vendit. Partnerët e kolumbianë­ve në Itali ishin klanet e “Ndrangheta”-s kalabreze, të cilët nga ana e tyre mbështetes­hin në degët e tyre në Italinë Veriore, por edhe në grupet kriminale ballkanike dhe holandeze.

Hetimet u drejtuan nga Guardia di Finanza me bashkëpuni­min e Policisë kolumbiane dhe DEA-N amerikane. Operacioni­t iu dha emri i koduar “Geppo 21” nga emri i një agjenti të famshëm nga Trieste, i cili, në fillim të viteve 2000, ishte infiltruar në një grup kriminal nga Ballkani.

Përveç kokainës, u sekuestrua­n edhe 1.8 milionë euro cash, kamionë dhe fuoristrad­a, nëpërmjet të cilave, droga sapo mbërrinte në Itali, transporto­hej nga Trieste në rajone të ndryshme të vendit. Partnerët e kolumbianë­ve në Itali ishin klanet e “Ndrangheta”-s kalabreze, të cilët nga ana e tyre mbështetes­hin në degët e tyre në Italinë Veriore, por edhe në grupet kriminale ballkanike dhe holandeze.

 ?? ?? Porti i Triestes
Porti i Triestes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania