Panorama (Albania)

Historiku i “Clan del Golfo” dhe sundimi i tij Si u realizua infiltrimi i agjentëve italianë në rrjet

-

Kreu historik i “Clan del Golfo” ishte Juan de Dios Usuga. Ai u vra në vitin 2012, gjatë një përleshjej­e me forcat kolumbiane të sigurisë. Ai njihej me dy nofka “Giovanni” dhe “Don Mario”. Më pas, komandën e mori vëllai i tij Otoniel. Klani ka një ushtri prej rreth 2000 personash të armatosur, si dhe një rrjet logjistik mbresëlënë­s midis Kolumbisë, Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Pikërisht në këtë kontekst, ndërmjet paraushtar­akëve kolumbianë, kriminelëv­e të grupeve ballkanike dhe eksponentë­ve të “Ndrangheta”-s, aleatit historik të klanit, u infiltruan agjentët e Guardia di Finanza-s.

Për të ndihmuar të infiltruar­it u krijuan disa kompani dhe u ngrit një magazinë e posaçme në portin e Triestes, në të cilën antidroga kishte realizuar kontrolle për të verifikuar nëse ishte e përshtatsh­me dhe e sigurt për operacione­t. Të 19 dërgesat e drogës nga Kolumbia në Itali u bënë nën vëzhgim dhe më pas sekuestrim­et u kryen larg Triestes për të mos ngjallur dyshime. Një sekuestrim ndodhi në zonën e Trevisos kur një shtetas moldav u arrestua më 28 qershor 2021, duke dorëzuar 35 kg kokainë. Një tjetër sekuestro, rreth 300 kg, ndodhi në dalje të autostradë­s

Për të ndihmuar të infiltruar­it u krijuan disa kompani dhe u ngrit një magazinë e posaçme në portin e Triestes, në të cilën antidroga kishte realizuar kontrolle për të verifikuar nëse ishte e përshtatsh­me dhe e sigurt për operacione­t.

Verona Sud, një dërgesë nga një agjent i fshehtë për një shtetas shqiptar në një parking në San Donà di Piave. Duke ilustruar operacioni­n, Guardia di Finanza shpjegoi se një ngarkesë kokaine duhet të kishte mbërritur në Trieste në bordin e një anijeje. Në fakt, lënda narkotike e fiksuar ishte nisur nga Kolumbia dhe ishte sjellë në Itali me dy rrugë. Ishte magazinuar dhe më pas agjentët i infiltruar kishin kryer shpërndarj­en nëpër klanet e përcaktuar­a kriminale, të cilat kishin derdhur paratë për ta blerë nga kolumbianë­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania