Panorama (Albania)

Afatet pas afishimit të listave nga Kadastra

-

Pas afishimit apo publikimit të emrit në faqen zyrtare të Kadastrës, qytetarët kanë 30 ditë afat që të bëjnë korrigjime­t e nevojshme nëse kanë. “Drejtoria Vendore e ASHK bën afishimin publik për qytetarët, për të cilët kanë nisur procedurat e kalimit në pronësi të objekteve pa titull dhe oborreve në përdorim . Bazuar në ligjin Nr. 20, datë 05.03.2020 “Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. ASHK është institucio­ni i ngarkuar nga ligji për realizimin e procesit të kalimit në pronësi të objekteve pa titull pronësie, të ndërtuara deri në datën 10.08.1991. Publikimi i planvendos­jes së objekteve që po trajtohen nga ASHK bëhet për një periudhë 30 ditore”, thuhet në njoftimin e agjencisë, e cila në mënyrë të vazhdueshm­e publikon listat e përfituesv­e jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania