Panorama (Albania)

ARRESTIMET DHE LIRIMET E MARKLEN HAKËS

-

Marklen Haka është arrestuar disa herë nga Policia e po kaq herë ia ka arritur të dalë nga qelitë e burgut. Arrestimi i parë i tij daton në vitin 2011, për një vrasje në zonën e ish-bllokut në Tiranë, por u lirua për mungesë provash. Shkak për atentatin e kryer 8 vite më vonë nga momenti i arrestimit, dyshohet të ketë qenë hakmarrja për vrasjen e kryer nga ai. Më 19 shkurt të vitit 2021, Marklen Hkaka përfundoi sërish në pranga në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë me armë, por sërish fitoi lirinë. Ai gjithashtu u prangos edhe më 7 janar të këtij viti gjatë një aksioni të forcave RENEA në Fushë-krujë, bashkë me dy të tjerë, për armëmbajtj­e pa leje dhe kokainë në doza të vogla për shitje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania