Panorama (Albania)

Tjetër atentat për të “fortin” e Niklës, autori gaboi në momentin e fundit

Tri vite më parë iu vra halla, kush synon ta eliminojë Marklen Hakën? Me kapele dhe syze, si e ndoqi në rrugët e fshatit autori që ishte ngarkuar për vrasjen. Çfarë thanë dëshmitarë­t në Polici

- LEONIDHA MUSAJ

I ashtuquajt­uri i “forti” i Niklës, arrin t’i mbijetojë sërish një atentati që synonte eliminimin e tij, rreth tri vite pas një tentative tjetër për ta vrarë atë.

Plumbat e armëve të zjarrit e “falën” sërish Marklen Hakën, i cili arrin t’i mbijetojë tentativës së radhës për ta ekzekutuar.

ATENTATI

Marklen Haka ishte duke u kthyer në shtëpi me makinën e tij, në fshatin Nikël të Fushë-krujës, kur një person që lëvizte në këmbë i është afruar dhe e ka qëlluar nga një distancë e afërt me armë zjarri tip pistoletë. Plumbi e ka kapur në nofull duke e lënë të plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:00, në hyrje të fshatit Nikël në Fushë-krujë. Kanë qenë miqtë e tij, të cilët e kanë transportu­ar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Në vendin e ngjarjes mbërriti Policia që nisi menjëherë nga puna për zbardhjen e ngjarjes. Dëshmitarë­t kanë deklaruar se një djalë me kapele dhe me syze dielli ka qëndruar afër vendit të ngjarjes për afro 30 minuta dhe në momentin që Marklen Haka është shfaqur me makinë, ai iu afrua dhe e qëlloi me pistoletë. Sipas tyre, autori është larguar më pas me shpejtësi duke menduar se objektivi kishte ndërruar jetë, sepse fytyra iu mbulua komplet nga gjaku. Policia ka mbledhur edhe disa kamera sigurie të bizneseve që ndodhen në zonë, me qëllim për t’i përdorur për të mësuar më tepër detaje

rreth autorit. Nga ana tjetër, grupi hetimit ka marrë në pyetje disa nga miqtë dhe të njohurit e Marklenit, pasi vetë ky i fundit e ka pasur të pamundur të japë

dëshmi për shkak se gjendja shëndetëso­re nuk ia lejonte.

“I FORTI NIKLËS” Marklen Haka është një emër i njohur për drejtësinë

shqiptare. Ai, i cili njihet dhe me emrin Mariglen Haka, është arrestuar disa herë, por ka arritur të dalë duke sfiduar organet e drejtësisë. Në

dosjen e Hakës janë shënuar veprimtari të shumta kriminale, duke filluar nga atentate që kanë pasur për shënjestër edhe atë vetë e deri në

vrasje që ky i fundit ka kryer. Ai njihet si pjesë e “Grupit të Niklës”, disa anëtarë të të cilit janë vrarë nga grupe kriminale kundërshta­re.

 ?? ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes
 ?? ?? Marklen Haka
Marklen Haka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania