Panorama (Albania)

Nga sherri me grushte te ndjekja penale

-

Tri ditë më parë, reperi u përfshi në një sherr fizik me shtetasin Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano”. Ky i fundit shkoi pranë lokalit të reperit në qytetin e Durrësit, ku situata u agravua dhe përfundoi në një përplasje të ashpër midis tyre. Në video shihet Noizy teksa “masakron” me grushte Cllevion. Ai gjithashtu ka bërë me dije se reperi e ka lënë me pasoja shëndetëso­re. “Nëse nuk ka heqin mpiksjen e gjakut në kokë, do të vini këtu të më merrni për te banesa. Bravo Noizy do të bëhesh vrasës”, ka shkruar ai. Pas sherrit, Kleviol Ahmeti bëri denoncim në Policinë e Durrësit në lidhje me ngjarjen, ndërsa forcat e rendit i ndoqën penalisht ata në gjendje të lirë. Një ditë pas ngjarjes, Ahmeti ra në pranga. Sipas Policisë, gjatë kontrollim­it, “Cllevios” i është gjetur lëndë narkotike cannabis sativa dhe tri thika, të cilat janë sekuestrua­r në cilësinë e provave materiale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania