Panorama (Albania)

“Ta bëj kafkën shportë”, kërcënimi në rrjetet sociale

-

Ndërsa gjatë ditës së djeshme ka reaguar në rrjetet sociale edhe një anëtar i grupit që bën pjesë edhe Cllevio, TBA-SË, duke e kërcënuar publikisht Rigels Rajkun. Më anë të një videoje, Benardin Simoni ose Biiemtii deklaron se Noizy do ta paguajë që preku një anëtar të TBA-SË dhe e paralajmër­on që do ta godasë aty ku i dhemb zemra. Biiemtii nuk mjaftohet me kaq, ai e akuzon reperin edhe për pastrim parash. “Përshëndet­je miqtë e mi shqiptarë. Një fjalë pata për këtë Noizyn edhe për krejt grupin OTR. Ti e bone tënden me Cllevion, mirë s’ke bo, gjithsesi është rrethi aq i ngushtë i shoqnisë. Ta psh*rri karrierën. Nëse duam ne, ti s’bën koncert as në Gjermani, as në Londër, as në Amerikë, as në Itali. Do ta paguash shumë shpejt dhe shumë keq, do të godas aty ku të dhemb zemra. Ti mund të kesh miliona euro, por mos harro se je t’u pastru lekët e boloshave. Edhe mos të shkojë mendja se të mbron as ai në Athinë dhe as ai në Londër. Ata janë çuna të mirë, i respektoj, por kur vjen puna për një anëtar të grupit TBA, ta bëj kafkën shportë. Po pastron lekët e atyre çunave, se t’i morr je. Edhe del e thu nëpër mesazhe se ke 20 milionë euro, por t’i dy milionë euro ke o p*derast. Ne po lemë 400 mijë nëpër kazino. Do të godas aty ku të dhemb zemra dhe mbaje mend dhe sa për ju grupi OTR që doni me u kap me TBA, ju psh*rri në gojë nga tri herë, çdo ditë nga një herë dhe vdisni brenda 24 orëve. Unë jam Biiemtii, anëtar i TBA-SË, të fala mamës”, shprehet Biiemtii.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania