Panorama (Albania)

Minë me telekomand­ë për policin e qarkullimi­t në Kavajë I riu kërkoi transferim­in për në vendlindje­n e tij

-

Tritoli ndaj automjetit të efektivit të Policisë së Kavajës, Lulzim Muça, mund të jetë vendosur për shkak të detyrës. Ky është konkluzion­i paraprak që ka nxjerrë Policia teksa ka marrë në pyetje kolegun e vet dhe ka parë edhe mënyrën se si është operuar për të kryer krimin, që për fat në momentin e shpërthimi­t efektivi i Policisë nuk ka qenë në mjet. Lënda është vendosur në anën e shoferit dhe, sipas të dhënave, shpërthimi është bërë me telekomand­ë, çka do të thotë se autori ka qëndruar në distancë me mjetin, të cilin i ishte vendosur sasia e tritolit. Policia e Tiranës ka bërë me dije se në garazhin ku ka ndodhur ngjarja, nuk ka kamera sigurie dhe, po ashtu, as përreth pallatit, për të mundësuar verifikimi­n e ndonjë personi të dyshimtë që mund të ketë hyrë në garazh për të vënë sasinë e lëndës shpërthyes­e. Sipas hetimeve, ka dyshime që lënda të jetë vendosur edhe në ndonjë vend tjetër, ndërkohë që është pyetur punonjësi i Policisë për itineraret e së martës dhe të ditëve të fundit. Sipas ekspertëve, lënda plasëse, e cila dyshohet se ka qenë rreth 100 gramë, ishte montuar dhe shpërthimi dyshohet se u bë me telekomand­ë. Sipas Policisë, lënda plasëse ishte instaluar në pjesën e poshtme të automjetit tip “Opel”, nga ana e shoferit. I marrë në pyetje, Muça deklaroi para hetuesve se dyshimet i ka për shkak të punës si polic. Hetuesit dyshojnë se shkak për vendosjen e lëndës plasëse mund të jenë bërë konflikte të mundshme të tij me persona të tjerë kur kryente detyrën. Sipas burimeve nga Policia, po verifikohe­n disa persona në Kavajë që janë gjobitur në herët nga polici Muça. Policia nuk ka ende persona të dyshuar apo shoqëruar për ngjarjen e rëndë, teksa për zbardhjen e identiteti­t të autorëve, pritet të hidhet dritë pas dëshmisë së Policit dhe të personave që njohin punonjësin e Policisë. Për rastin, Agjencia e Mbikëqyrje­s Policore ka nisur një grup në Kavajë, për të hetuar mbi ngjarjen. Lulzim Muça ushtronte detyrën si efektiv i Policisë Rrugore në Kavajë prej katër vjetësh, por kohët e fundit, 26-vjeçari kishte bërë kërkesë për transferim në një tjetër zonë, afër banesës së familjes së tij. Prej 4 vitesh, Muça shërbente në radhët e bluve në Kavajë. I riu nga Përrenjasi e ka nisur karrierën në radhët e Forcave të Armatosura, për të vijuar si efektiv i forcave të rendit dhe më pas ka kaluar te Patrulla e Përgjithsh­me.

 ?? ?? Vendi ku ndodhi shpërthimi
Vendi ku ndodhi shpërthimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania