Panorama (Albania)

Autori zbërthen planin e grabitjes së bankës në Koplik

“Lekët i prisha me femra”, zbardhet dëshmia e “kokës” së grupit, shokët e kundërshto­jnë. Gjykata vendos për tre të arrestuari­t

- SENAD NIKSHIQI

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër dha masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre autorët e dyshuar të grabitjes së bankës në qytetin e Koplikut. Gurra, Admir Shaba dhe Armir Shaba u lanë në qeli nga gjyqtarja Izabela Radovani. Gjatë kësaj seance, Bekim Gurra, i cili dyshohet si autori kryesor i grabitjes, nuk ka pranuar që të flasë duke u përfaqësua­r nga avokati i tij mbrojtës Ndue Pjetra, i cili kërkoi pavlefshmë­rinë e akteve ndaj 22vjeçarit ku përfshihet edhe dëshmia e tij në Polici, pasi pretendoi se është marrë në pyetje ende pa u kryer regjistrim­i i procedimit penal nga prokuroria. Dy të dyshuarit e tjerë, Admir Shaba dhe Armir Shaba, kanë mohuar se ata janë pjesë e grabitjes së bankës në Koplik, madje gjatë seancës kanë debatuar me shtetasin Bekim Gurra, duke i thënë se përse na ke përmendur ne dhe s’kemi qenë në atë grabitje me ty. Në atë moment kanë ndërhyrë forcat e Policisë duke i larguar nga njëri-tjetri.

“SI E ORGANIZOVA GRABITJEN”

Ndërsa në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, gjatë seancës për masën e sigurisë, shtetasi Bekim Gurra, i cili është personi kryesor në grabitjen e bankës në Koplik, nuk preferoi të flasë, i riu nga Malësia e Madhe ka treguar ngjarjen më përpara gjatë qëndrimit në Policinë e Shkodrës, pasi u arrestua. Dëshmia e tij është zbardhur ku tregon me detaje grabitjen e ndodhur, duke thënë se familja e tij është në vështirësi ekonomike dhe se paratë e grabitura, sipas tij, i ka

shpenzuar në Shkodër dhe Tiranë në klube të ndryshme dhe se familjes i ka dhënë një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetër. “Unë jetoj me dy prindërit dhe dy vëllezërit. I vetmi krah pune në familje është babai dhe jemi në vështirësi ekonomike për të siguruar jetesën. Duke qenë në këto kushte mua më ka lindur mendimi që të grabisja filialin e bankës në Koplik. Këtë gjë e kam biseduar me

Admir Shaba dhe Armir Shabaj. Me këto dy persona kam lidhje të largët. Takohesha shpesh me to dhe më thanë se do të më mbështesin për këtë punë. Unë i thashë se do të gjej një mjet në zonën e Kosanit, sepse aty lëvizin shumë mjete pa targa dhe një muaj përpara kam vjedhur aty mjetin tip ‘GOLF 3’. Pas një muaji kemi shkuar bashkë me Admirin dhe Armirin drejt

bankës dhe kemi bërë 6 xhiro dhe më pas e kam fshehur sërish makinën tek i njëjti vend në pyll. Më pas kemi folur për maskat dhe armët. Unë kam pasur prej kohësh një pushkë njëzetëshe karabinë dhe një armë zjarri automatik i shkurtër. Me datë 9 kam shkuar te shtëpia e Armirit dhe Admirit për ta realizuar atë ditë vjedhjen e bankës dhe ata më thanë se kanë edhe një shokun e tyre

të besuar. Unë i thashë se do të futemi në bankë vetëm për të marrë lekët dhe se armët nuk do përdoreshi­n dhe se nëse Policia do të vinte, do të dorëzohesh­im. Nuk kishim ndonjë plan konkret, por do të vepronim sipas situatës. Kemi shkuar rreth orës 14:00 dhe jemi futur brenda bankës dhe ata u frikësuan. Armiri shkoi dhe mori vlerat monetare, ndërsa Admiri qëndroi në rolin e shoferit. Kemi ikur edhe te rrethrrotu­llimi i Bajzës, u futëm shumë shpejt duke rrezikuar jetën dhe aty na u ça goma. Kemi zbritur dhe unë kam djegur makinën me benzinë. Më pas kemi ndaluar makinat e rastit, mjeti i parë që i drejtuam armën, nuk u ndal, ndërsa mjeti i dytë, po. Më pas kemi shkuar drejt Sheganit

dhe aty kemi zbritur. Unë mora rrugën në Shegan i vetëm ndërsa Admiri, Armiri dhe personi tjetër në drejtime të ndryshme. Unë kam marrë armën, çantën e rrobave dhe kam shkuar në vendin e quajtur Shegan poshtë. Lekët i kanë pasur tre të tjerët. Armët i hodha në ujë në vendin e quajtur Hurdllana, ndërsa çantën e kam djegur. Shkova në shtëpi, bëra një dush dhe dola në lagje. Pas dy orësh shkuam në një kodër të katërt dhe ndamë paratë. Kanë qenë 10 mijë euro, 4-5 milionë të vjetër dhe 300-440 dollarë. Pasi ndamë paratë, jemi shpërndarë. Jemi takuar të katër më pas, por kemi bërë biseda të zakonshme nga frika se na dëgjon kush. Unë i kam shpenzuar lekët duke dalë me shoqërinë në Shkodër dhe Tiranë. 500 mijë lekë të vjetër ua dhashë prindërve, por pa u thënë se ku i kam gjetur. Kam qenë në Tiranë disa herë nën shoqërinë e një vajze”, ka deklaruar Bekim Gurra në Polici, dëshmi të cilën avokati mbrojtës e cilësoi si të pavlefshme për shkak se regjistrim­i penal nuk ishte kryer ende.

PENDIMI DHE BORXHI

Ndërkohë, shtetasi Bekim Gurra ka shfaqur shenja pendese gjatë masës së sigurisë dhe pritet që të bashkëpuno­jë me drejtësinë dhe të tregojë të vërtetën rreth grabitjes së bakës në Koplik. Sipas dyshimeve, njëri prej vëllezërve të Bekim Gurrës ka pasur një borxh prej afro 20 mijë eurosh dhe ka marrë kërcënime për jetën dhe, në këtë mënyrë, i vëllai i tij ka tentuar grabitjen e bankës për të shlyer borxhin e vëllait. Gjatë seancave të tjera, pritet që 22vjeçari të japë dëshminë e tij edhe për gjykatën, për të sqaruar se cili është versioni përfundimt­ar rreth kësaj grabitjeje.

 ?? ?? Bekim Gurra, një prej autorëve të grabitjes
Bekim Gurra, një prej autorëve të grabitjes
 ?? ?? Pamje nga momenti i grabitjes së bankës
Pamje nga momenti i grabitjes së bankës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania