Panorama (Albania)

Ish-kryeadmini­stratori i Kallmetit lihet prapa hekurave Gjykata e Lezhës refuzon kërkesën për një masë më të butë sigurie

-

Ish-kreu i Njësisë Administra­tive të Kallmetit në Lezhë, Besnik Simoni, i cili u arrestua me datë 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfsha­tar të tij, do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën e 41-vjeçarit, i cili, përmes avokatit mbrojtës, kishte kërkuar një masë sigurime më të butë. Kërkesa për zëvendësim­in e masës së sigurisë u shqyrtua nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pasi dëgjoi palët në proces, vendosi që ish-zyrtari lokal të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditën e 1 prillit në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstrad­ën Lezhë-shkodër. Fillimisht Policia raportoi se ishte plagosur në një atentat zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë blutë gjetën të plagosur në një banese në fshatin Kallmet të Lezhës edhe autorin, shtetasin Albekim tin Marku. Pas veprimeve paraprake hetimore, Policia doli në konkluzion­in se të dy personat kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit dhe ata u vunë në pranga me akuzat “Vrasja me dashje, mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Në lidhje me ngjarjen, Prokuroria e Lezhës po vijon hetimet dhe nuk është arritur ende që të provohet nëse ka qëlluar edhe ish-zyrtari lokal Besnik Simoni, pasi është gjetur dhe sekuestrua­r vetëm një armë zjarri që rezulton të jetë përdorur nga 41-vjeçari Altin Marku, i cili vijon të qëndrojë me masën e sigurisë “Arrest në burg”. Konflikti mes ishzyrtari­t lokal Besnik Simoni dhe 41-vjeçarit Altin Marku kishte nisur që prej 18 muajsh, për motive tërësisht banale, që nuk kanë lidhje me politikën dhe agravoi deri në përdorimin e armëve në fillim të muajit prill të këtij viti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania