Panorama (Albania)

Mbi1mijëin­fermierëpa­punë, vetëm 33 të rekrutuar në maj

“Infermierë për Shqipërinë” bën transparen­cën, si vijon gara për punë

-

Portali ndërmjetës­ues i punësimeve në radhët e profesioni­stëve të shkencave mjekësore teknike “Infermierë për Shqipërinë” ka bërë publik transparen­cën për rekrutimet e muajit maj. Një ditë më parë ka postuar në faqen e saj zyrtare emrat e 33 infermierë­ve të punësuar, kryesisht në Spitalin Universita­r dhe Sanatorium, ndërkohë që mbi një mijë të tjerë mbeten në listë-pritje. Gazeta sjell më poshtë rankimin e këtyre të fundit në një prej katër rajoneve shëndetëso­re. Më konkretish­t, bëhet fjalë për 1084 infermierë, mami, fizioterap­eutë dhe teknikë që renditen sipas profileve dhe zonave ku kanë aplikuar për punësim bazuar në pikët e grumbullua­ra në testin me shkrim dhe dosjen profesiona­le. Logjikshëm, të renditurit në krye të çdo liste kanë më tepër shanse për t’u thirrur gjatë muajit në vazhdim me t’u krijuar vendet e lira të punës, ndërsa ata në fund të listës mbeten në mëshirë të fatit.

Lista me 1084 profesioni­stë të shkencave mjekësore në rajonin e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania