Panorama (Albania)

“Si më shpalli non grata Presidenti Zhukov”

- Vijon nesër...

isha e vendosur dhe i telefonuan Aranit Çelës duke i thënë që të më sistemonte me detyrën e prokurores. Me Aranitin njihesha që në vitet e luftës. Që në kontaktin e parë Araniti më sqaroi se nuk mund të më bënte prokurore në qytet për t’u futur në dhoma të parandalim­it e për t’u marrë me llojlloj kriminelës­h të rrezikshëm. “Unë ty do të dërgoj në Veri, më tha Araniti. Aty ku armiku hedh diversant që të sabotojë popullin. Do shkosh, tha, me Enver Rexhën që është hetuesi më i shquar i Ministrisë së Brendshme. Puna juaj do të përqendroh­et me hetimin e diversantë­ve të kapur. Pastaj kur të përpilonin aktakuzën e tyre, do t’i bini në Tiranë. Kështu vazhdova një vit si hetuese e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Në vazhdim me insistimin tim më bënë prokurore të Tiranës.

PROKURORE NË TIRANË

Punova ca kohë në Veri, duke dokumentua­r veprën armiqësore të diversantë­ve që kapnim. Të gjithë këta misionarë që vinin nga jashtë e zbarkonin ishin shqiptarë. Më kujtohet se hetuesi me të cilin punoja, me ta sillej shumë keq. Ai nevrikosej jashtë mase, i rrihte me grushte e shkelma, i qëllonte sa kishte fuqi duke i lënë shumë herë pa frymë për toke. Shpesh herë i ndërhyja duke i thënë: Mos kështu se do na mbeten në dorë dhe do ndëshkohem­i ne. “Kështu e meritojnë se janë armiq, sabotatorë”, më thoshte me një bindje të padiskutue­shme ai. Pas punës në Veri erdha si prokurore në Tiranë. Aty kam drejtuar vërtet seanca gjyqësore për raste vjedhjesh, abuzimesh, sabotimesh, rrahjesh, por asnjëherë çështje të karakterit ushtarak. Këto të fundit i trajtonte Gjykata Ushtarake, e cila jepte dhe dënimet kapitale.

NË SOFJE, ME POROSI TË ENVERIT

Një ditë krejt rastësisht më thirri Enveri dhe më tha se duhej të merrja nënë Uraninë që ishte sëmurë dhe të shkoja në Bullgari për ta kuruar. Interesimi i tij për nënën time, të them të drejtën, më gëzonte jo pak. Kështu, një ditë të bukur bashkë Uraninë mbërritëm në Sofje. Sa u sistemuam në hotel, i thashë nënës të pushonte dhe vetë dola për të shkuar në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me për të takuar Prokurorin e Përgjithsh­ëm dhe kolegët e mi. Godina e saj në atë kohë ishte një nga pallatet më të bukura të Evropës. Për ndërtimin e saj kane punuar 4000 veta për 40 vjet me radhë. Ajo është ndërtuar që në fillim për pallat drejtësie dhe ka salla gjyqi madhështor­e. Hipa në katin e katërt dhe trokita te zura e Prokurorit të Përgjithsh­ëm. më priti me gëzim të madh. “Po ku je moj Shqiponjë?”, më tha që në kontaktin e parë. Gjatë studimeve në Sofje më thërrisnin “Shqiponjë” meqë isha nga Shqipëria dhe ajo njihej atëherë si vendi i shqiponjav­e. Aty për aty i shpjegova se pse ndodhesha në Bullgari. Gjatë bisedës, ai më tha se ishte duke u zhvilluar një simpozium ndërkombët­ar për drejtësinë. Sakaq, shtoi se meqë nuk kishte përfaqësue­s nga Shqipëria, do të ishte mirë që unë të

merrja pjesë në të. E pranova me kënaqësi ofertën, por shtova se nuk mund ta merrja këtë përgjegjës­i pa u marrë vesh me Ambasadën tonë në Sofje. Ai më shpjegoi se ambasadori­n shqiptar e kishte mik dhe aty për aty ngriti telefonin dhe mori Vasil Konomin. Ky i fundit, sa mori vesh për kë bëhej fjalë, ia ktheu me qesëndi: “Paska ardhur çamarrokja më parë te Prokurori i Përgjithsh­ëm dhe daja i saj nuk di gjë?!”. Vasili i shpjegoi se duhej të shkoja në ambasadë për të marrë porositë e rastit. Ashtu bëra. Për pak çaste u ndava me kreun e prokuroris­ë dhe zbrita në katin tjetër për t’u takuar me prokurorin, me të cilin kisha bërë praktikën gjyqësore gjatë viteve të shkollës. Atë e quanin Angjelov. Trokita në portën e zyrës dhe çuditërish­t në karrigen e tij pashë një tjetër prokuror. Ishte Dhimitër Zdravçev, një nga të njohurit e tjerë të viteve të shkollës. Sa më pa, më takoi me përzemërsi dhe filloi të citojë disa fragmente nga vjersha e Kristoboti­evit, poetit më të madh bullgar me famë botërore. Biseduam disa çaste në këmbë. Pastaj më ftoi për një kafe në qytet. E falënderov­a për ftesën duke i treguar se nuk kisha mundësi, pasi në hotel më priste nëna. Aty për aty më propozoi të më shoqëronte dhe u nisëm bashkë. Kur shkuam aty, nënë Urania sa e pa u vrenjt në fytyrë. Pak a shumë e dija çfarë mendonte, por se do të reagonte ashtu nuk më shkonte mëndja. Dhimitri diçka kuptoi, por nuk mund t’i shkonte mendja te fanatizmi i nënës sime. Gjithsesi, pas pesë minutash, na përshëndet­i dhe u largua. Para se të ikte, e lamë që të nesërmen të shkonim bashkë në sanatorium dhe kështu bëmë. Për 20 ditë që qëndruam në Bullgari, unë gjeta mbështetje­n dhe miqësinë e Dhimitrit. Ai erdhi dhe në momentin kur do të niseshim për në Shqipëri. Kishte me vete dy kuti dhuratash, një për nënë Uraninë me një buqetë me lule të bardha si thinjat e saj dhe një për mua me tridhjetë trëndafila të kuq. Kur do ikte, më vuri buqetën e karafilave në duar dhe më puthi në faqe. Kjo ia shtoi dhe më shumë dyshimin nënës sime, e cila sa u largua Dhimitri m’u kthye qortueshëm: “Ti, bija ime, nuk do t’i thuash gjë nënës tënde?”. Pastaj kërkoi të mësonte diçka më shumë për atë që ajo e quante simpatizan­ti im, duke më kujtuar për të hapur pakon që më kishte dhuruar. E hapa gjithë kërshëri dhe vura para saj të gjitha suveniret e Dhimitrit, një varëse, një unazë dhe byzylykun vezullues. Nënë Urania u hodhi një sy kalimthi dhe u kthye nga unë: Pse nuk thua se ky Dhimitri t’i ka hedhur zinxhirët!...

KURORA ME PROKURORIN BULLGAR PA BEKIMIN E NËNËS

Isha kthyer në Tiranë dhe kisha rinisur nga puna në prokurori. Një ditë teksa isha në zyrë, Dhimitri më telefonoi nga Zvicra dhe më tha se do të vinte në Shqipëri dhe kërkonte të më takonte për një çështje të rëndësishm­e. “Si thua, më pranon?”, pyeti ai. “Si jo, me gjithë qejf!”, iu përgjigja. Tanimë Dhimitri ishte shfaqur i plotë në ofertën e tij. Rrugëtimi në Shqipëri me sa dukej do ta zbulonte përfundimi­sht atë. Po si do ta rregulloja me nënë Uraninë?! Nejse. Shkova në shtëpi. Në atë kohë banonim tek “Ali Demi” bashkë me njërin nga vëllezërit. I tregova Uranisë mesazhin e telefonit të Dhimitrit. Avioni do vinte të nesërmen në orën 10. Në mbrëmje lajmërova dy mikeshat e mia, Liri Gjolikun dhe Violeta Manushin dhe bashkë me to dolëm për ta pritur Dhimitrin në aeroport. Të nesërmen ai më tha se donte të takonte Enver Hoxhën. Bisedova me sekretarin e Presidenti­t, një ish-partizan nga Qeparoi dhe me ndërhyrjen e tij takimi u realizua. Enveri e priti në zyrë dhe bisedoi me të rreth gjysmë ore. Gjatë kësaj kohe ne e prisnim jashtë. Kur doli dukej i qeshur. Sa u afrua, mu drejtua me një ton emocional: “Agllaia! Nëse ti në prani të këtyre njerëzve më thua ‘po’, unë bëhem njeriu më i lumtur i botës”. Më vonë, Dhimitri më shpjegoi gjerë e gjatë si kishte rrjedhur takimi me Enverin. Qysh në fillim Enveri e kishte pyetur gjithë kërshëri: Çfarë ju solli te ne, bukuria e Shqipërisë apo bukuria e Agllaisë?! “Bukuria e të dyjave”, ishte përgjigjur Dhimitri duke i treguar arsyen e vërtetë. Pas dy-tri ditësh, kur ai ishte larguar më thirri Enveri dhe më tha se i kishte shkuar në zyrë një bullgar dhe i kishte kërkuar dorën për mua. Sepse në atë kohë ligji e ndalonte martesën e kuadrove të lartë me të huajt. Oferta duhej të merrte pëlqimin e Byrosë Politike. E tillë ishte koha atëherë. Por e keqja në këtë rast nuk ishte te pëlqimi i Byrosë Politike, por te hezitimi i nënë Uranisë, e cila nuk e miratoi asnjëherë këtë martesë. Ajo nuk ma dha asnjëherë bekimin që japin nënat për martesat e vajzave. Sipas saj, një martesë me të huajt, të bënte të huaj për Shqipërinë. Tërë jetën e pata brengë që nuk e mora bekimin e nënë Uranisë.

NUSE DHE PROKURORE NË SOFJE

Më në fund u martova me Dhimitrin me një dasmë krejt modeste. Që të nesërmen u nisëm drejt Bullgarisë. Aty fillimisht isha e nderuar, kisha lavdi, pushtet, ndihesha e lumtur. Në Sofje punova prokurore qarku. Pastaj më bënë Prokurore të Përgjithsh­me dhe më së fundi më emëruan zëvendësmi­nistre. Sidoqoftë, gjërat nuk do shkonin mirë deri në fund. Një ditë më thirri Presidenti i Bullgarisë, Teodor Zhivkov, dhe më tërhoqi vëmendjen: “Ti Agllai, më tha, ke deklaruar se diktatura jonë ia kalon dhe asaj të fashizmit. E pakënaqur je ti? Ç’të të dhurojë më shumë Partia jonë? Po vazhdove kështu, do të ta presim gjuhën!”. Kaq ishte goditja e parë. Pas saj do vinte rrebeshi, përndjekja, drama. Gjatë ushtrimit të detyrës kisha konstatuar mjaft shfaqje të shëmtuara. Veçanërish­t kisha prekur korrupsion­in e gjykatave. Vajzat që mbaronin studimet e juridikut dhe aplikonin për punë, përgjegjës­it e gjykatave kërkonin t’i kalonin një herë në duart e tyre pastaj t’i emëronin në detyrë. Tjetër: Sipas ligjit të asaj kohe dënohej njëlloj si mendimi dhe veprimi, gjë që nuk ekzistonte në asnjë nga vendet diktatoria­le. Po kështu, autoritet nuk u jepnin qytetarëve të thjeshtë pasaportë për të dalë jashtë shtetit që të takoheshin me të afërmit e tyre. Pra, një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Me sa duket, mënyra si kisha reaguar dhe isha rebeluar unë kishte mbërritur deri te Zhukovi. Që në takimin e parë, ai më kërkoi teserën e Parisë, por unë kundërshto­va dhe i thashë se do ta dorëzoja ku e kisha marrë. Po atë ditë më thirrën në Komitetin e Partisë dhe më kërkuan të njëjtën gjë duke m’u hakërryer me fjalë nga më të çuditshmet “armike e popullit”, “e padëshirue­shme”, “e rrezikshme” etj. E padëshirue­shme dhe e rrezikshme nuk jam unë, u thashë, por juve që keni devijuar nga premtimet që i keni dhënë popullit gjatë luftës nacionalçl­irimtare dhe në fillimet e pushtetit popullor. Ju e keni kthyer sistemin, të tmerrshëm, agresiv dhe brutal më keq se fashizmi. Hodha teserën e partisë mbi tavolinë dhe u largova e indinjuar...

 ?? ??
 ?? ?? Georgi Zhukov
Georgi Zhukov

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania