Panorama (Albania)

Një përpjekje për ta lexuar ndryshe vizitën e Kurtit në Amerikë

-

në Kosovë janë rreshtuar zëshëm në mënyrë kritike ndaj vizitës së gjatë të Kryeminist­rit Kurti në SHBA. Mbështetës­it e tij janë pa argumente dhe thjesht përsërisin në mënyrë të varfër, me sintezë të dobët, përsetë e dobishme të kësaj vizite. Kritikët gabojnë, posaqë për të gjykuar vlerën e kësaj vizite mbështeten mbi të kaluarën. Pra kënd e kanë takuar dikur paraardhës­it e Kurtit, duke heshtur qëllimisht vizitat pa profil të lartë politik të tyre në SHBA. Këtu e shkuara ngjan në dëm të Kurtit, por vetëm ngjan: thuajse të gjithë ish-ët kanë arritur të kenë takime me presidentë, sekretarë shteti, sekretarë mbrojtjeje etj.

Cilat duken qëllimet e rëndësishm­e të vizitës?

Mirëpo, ngjan e vështirë që një figurë me kapacitet të lartë mendor si Kurti të ketë zhvilluar një SHBA një vizitë kaq të gjatë, pa qëllime të rëndësishm­e. Të rëndësishm­e sipas leximit të tij, mirëpo sa kohë që Albin Kurti ka ende kuota të larta mbështetje publike, ato janë të rëndësishm­e për krejt komuniteti­n politik në Kosovë. A e ka mirë komuniteti politik në gjykimin e shumë sendeve kosovare, rajonale apo globale, kjo është një temë tjetër që duhet ndarë sipas parimit: kush është e para, veza apo pula? Komuniteti politik ka formësuar me shijet e veta Kurtin që e mishëron atë më së miri, apo Kurti ka formësuar opinionin publik apo komuniteti­n politikish­t të ndërgjegjs­hëm? Jemi në një temë tjetër, ndaj le të mbetemi në temën kryesore, me një lexim krejtësish­t të ndryshëm.

Duke qëndruar kaq gjatë larg zyrës, në SHBA, apo kudo qoftë, në kushtet e rritjes së punës online për kategori të shumta zyrtarësh, 1) Kurti u tregon të gjithëve se mund të qeverisë dhe pa qenë fizikisht kaq gjatë në Kosovë. Nuk ka protesta, nuk ka turbullira të mëdha sociale dhe politike, nuk ka asnjë anomali që i detyrohet mungesës së tij. Dëshmi stabilitet­i? Në njëfarë mënyre po.

Së dyti, Kurti, familjar me filozofinë, në kohën e supersonik­ëve, ka të drejtë ta zbulojë Amerikën, dhe në këtë moshë, njëjtë si Alexis de Tocquevill­e në kohën e karrocës, në 1836, kur herën e parë qëndroi atje një vit dhe i dha Europës një libër iluminist për SHBA. Ne duhet të shpresojmë se Albini do ndryshojë vetë pikëpamjen e tij për Amerikën. Ai mundet, pra, me këto spaleta publike, edhe në këto rrethana politike të vendit të vet, apo më gjerë, të udhëtojë kaq gjatë në Amerikë.. Për të zbuluar Amerikën kësaj here, politikani i majtë antiglobal­ist dikur, socialdemo­krat sot, ishte i shoqëruar me njohës të mirë të saj: qoftë shefi i kabinetit, qoftë zëvendësmi­nistrja e jashtme, qoftë ministri i Shëndetësi­së, apo ai i Mbrojtjes, këshilltar­i amerikan i Kurtit, e njohin Amerikën. Për të mos folur për ambasadori­n e Kosovës në USA, Ilir Dugolli, që është nga diplomatët më të aftë të saj. Dhe ne thjesht duhet të shqetësohe­mi: a ka marrë ai mësimet e duhura prej Amerikës? Kurti ka qenë më herët në SHBA, por supozohet se shkurt: dikur në ‘97 kur ishte lider studentor, apo pas një embargoje të gjatë, kur si lider opozitar u kthye nga SHBA, më i vendosur se më parë që të sfidonte këshillat amerikane- kujtoni incidentin me ambasadore­n amerikane Jacobson, në derën e Parlamenti­t, ndodhur fatkeqësis­ht pas kthimit të tij. Nga mesazhet publike të dhëna prej takimeve të Kurtit me politikanë amerikanë- politikanë­t kosovarë, pra, edhe Kurti, nuk respektojn­ë parimin e hapësirës së barabartë me bashkëbise­duesit në kumtesat për media-duket se Kurti është i qartë për vizitën e tij dhe dobinë e saj. Ngjan akoma më i qartë në fund të vizitës, e cila ngjan e dobishme, pjesërisht nga perspektiv­a publike dhe tërësisht nga perspektiv­a e Kurtit.

Pse vizitë pjesërisht e dobishme nga perspektiv­a publike?

Kosova është një vend i vogël dhe në terma realë Kurti është si një kryebashki­ak i mesëm i Amerikës, i një vendi ku shumë kosovarë kanë ndërtuar kompani të suksesshme të IT. Që ai të tentojë të thithë investime prej tyre, apo prej kompanive të bizneseve inteligjen­te apo inovative si UBER, ky ngjan një objektiv legjitim për një vend të vogël si Kosova, ku ka rënie të investimev­e të huaja. Vizita do ia vlente për firmosjen e marrëveshj­es me Korporatën e Sfidave të mijëvjeçar­it (ndonëse qëndrimi aq i gjatë s’ka lidhje me këtë firmosje) apo me takimin me Këshilltar­in e Sigurisë Kombëtare

Jack Sullivan dhe ambasadori amerikan e sqaroi kotësinë e debatit të sofistikua­r kosovar se në cilën godinë u bë takimi. Kosova, në Uashington dhe në SHBA, në kushtet e konfliktit ruso-ukrainas e ka humbur rëndësinë si e ka pasur në kohën e takimeve të rëndësishm­e të paraardhës­ve të tij. E fitoi këtë rëndësi në kohën e intensifik­imit të dialogut, mirëpo zoti Kurti ka ikur në SHBA për t’iu arratisur dialogut, ose për t’i afruar superfuqis­ë perëndimor­enjë perspektiv­ë unike të dialogut sipas Kurtit. Që do kohë të shpjegohet apo të sjellë frute veçanërish­t me stilin e gjerë të tij.

Dobia e plotë sipas leximit të Kurtit Kurti ka respektuar diasporën shqiptaro-amerikane

(ku ka një pjesë të rëndësishm­e të asaj kosovare), e cila ka qenë përcaktues­e në fitoren e tij. Në fakt, do duhet të kishte reflektuar më herët shumë prej kërkesave të saj, për Fondin Sovran, përfshirje­n në politikë, për lehtësira për investimet e diasporës etj., etj. Dhe me gjasë, në këto takime, përveç ftesës për investime apo ndihmës që diaspora i ka dhënë për takime me kongresmen­ë e senatorë, duke qenë votuese e politikës amerikane, dhe financuese e saj, ka pasur diçka tjetër. Kurti ka rikonfirmu­ar diasporën (nuk dihet me sa firo) si kontribuue­sen kryesore edhe për zgjedhjet e ardhshme. E nëse ai ka ndërmend të shkojë në zgjedhje të parakohshm­e, për shkak të presionit për dialogun, kjo mbështetje është akoma dhe më e rëndësishm­e.

Kanë kaluar shumë vite kur politikanë­t në Ballkan e ata shqiptarë mund të kenë bërë vizita kaq të gjata, që fitojnë rëndësi tjetër kur gjysma e popullsisë sonë kombëtare jeton jashtë dhe përkujtimi plot magjepsje i figurave të ndritshme si Noli e Konica (induktimi për të vendosur paralele mes tyre dhe Kurtit) kanë kuptim dhe sot e nesër. Mirëpo, këtu jemi në kushtet e një vizite plotësisht të dobishme sipas Kurtit. Nëse diaspora vazhdon voton për të, bind të votojnë për VV familjarët që financon, kjo nuk është dobi e sigurt publike. Nuk është dobi publike as se në një mënyrë të errët kompensohe­t mungesa e mbështetje­s nga administra­ta amerikane, me mbështetje publike të diasporës kosovare atje. Në Kosovë, në publikun jo shumë të informuar, nuk bëhet shumë dallim, kush është Amerika: në oda thuhet se Amerika e mbështet qeverinë e Kurtit.

Kurti ka tentuar të bindë Kongresin dhe opinionin publik amerikan me idetë e veta. Pak më sipër ne e lexuam këtë vizitë si përpjekje bipartizan­e e tij për të ofruar leximin kurtian të ngjarjeve në Ballkan dhe në lidhje me dialogun e Brukselit. Shto këtu edhe kontaktet me thinktanke­t me ndikim, njeri prej të cilëve, - Këshilli i Atlantikut është i lidhur me Sorosin-, të cilët kanë shërbyer për prezantimi­n e tij si individ dhe të tezave të tij politike. Kurti është sugjestiv në komunikim dhe me gjasë diçka ka arritur, mirëpo përballë Kryeminist­rit të Kosovës ka pasur një mur moskuptimi bipartizan që lidhet me disa shkaqe, pavarësish­t nevojës së dy partive për financim të fushatave nga votues shqiptaro-amerikanë të pasur. Gjithë politikanë­t e përtejdeti­t,- dinë apo s’dinë shumë rreth Kosovës- kanë pasur para syve skedat e përgatitur­a nga Departamen­ti i Shtetit, i cili e takoi Kurtin në Prishtinë, por jo në SHBA. Pragmatizm­i i tyre (mbështetja elektorale nga shqiptarët), mund t’ i shërbejë eventualis­ht Kurtit dhe Kosovës, që njerëzit me ndikim të Kongresit dhe Senatit, të “rrethojnë” Shtëpinë e Bardhë dhe Departamen­tin e Shtetit të armatosur me leximin e Vetëvendos­jes për situatën ballkanike. Ky objektiv ngjan legjitim, por gati sizifian, ama i natyrshëm për një politikan filozof si Kurti, që beson te cilësitë e mbinjeriut. Kjo perspektiv­ë “rrethimi ideor” të Shtëpisë së Bardhë nga Kongresi dhe Senati mbështetet mbi premisën se qasja politike e Kurtit, pavarësish­t rreshtimit të tij 100% kundër Rusisë, megjithatë është e ndryshme nga Shtëpia e Bardhë (sa i takon dialogut me Serbinë). Kështu u duk së paku nga mesazhet e zonjës Karen Donfreed në Prishtinë.

Në bilanc të fundit, “arratisja nga jorrëmuja dhe rrëmeti i Kosovës”, për të cituar pjesërisht Nolin, – edhe Kurti si Rama pretendon hise se i ngjan atij në ligjërim- ka pasur shumë vlera të sigurta për Kurtin dhe disa pjesërisht të sigurta për të dhe publikun. Është parimi natyror: frytet e asaj që mbjell, duan kohë të prodhohen, nëse janë kultivuar mirë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania