Panorama (Albania)

Shefja e BE: Ushqimi është pjesëearse­nalittëter­roritrus

Lavrov: Dërgesat e grurit rifillojnë kur Ukraina të heqë minat nga ujërat Kancelari gjerman dhe Presidenti ukrainas bien dakord të bëjnë gjithçka munden për të mundësuar eksportet e grurit

- NGA GENC ÇAUSHI

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kanë rënë dakord gjatë një telefonate të mërkurën “të bëjnë gjithçka” për të mundësuar eksportet e drithërave nga Ukraina, teksa gjithnjë e më shumë po rriten shqetësime­t për një krizë globale ushqimore. “Kancelari dhe Presidenti ukrainas shkëmbyen pikëpamje mbi situatën ushtarake aktuale dhe atë humanitare në Ukrainë. Ata ranë dakord se duhet bërë gjithçka për të mundësuar eksportin e grurit nga Ukraina, veçanërish­t nga deti”, thuhet ne deklaratën e kancelaris­ë gjermane. Thirrja e liderëve vjen teksa ministri i Jashtëm turk dhe ai rus u takuan në Ankara të mërkurën për të diskutuar probleme që lidhen me eksportet e grurit nga Ukraina. Në një postim në “Twitter” të mërkurën, Zelenskyy tha se ndër të tjera ata diskutuan edhe për garantimin e sigurisë globale të ushqimit, duke fajësuar Rusinë për bllokimin e porteve ukrainase në Detin e Zi.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, u shpreh se synimet e Rusisë në Ukrainë janë “të qarta” dhe shtoi se Moska nuk po ndalon eksportet e drithërave nga Ukraina. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, në Ankara, një gazetar ukrainas e pyeti Lavrovin: “Përveç produkteve të grurit, çfarë [tjetër] i vodhi Rusia Ukrainës?”. Ai u përgjigj se “për sa u përket drithërave, nuk ka asnjë pengesë apo sfidë të shkaktuar nga Federata Ruse”. “Z. Zelenskyy duhet të japë një udhëzim në mënyrë që portet ukrainase të bëhen të sigurta”, tha Lavrov, duke përsëritur thirrjet e tij të mëparshme se Ukraina duhet të çminojë ujërat e saj për të siguruar kalimin pa problem të anijeve. Lavrov tha se “nuk jemi ne ata që duhet të fajësohemi” për krijimin e një problemi dhe se “topi është në fushën e tyre [të Ukrainës]”. Ministri i Jashtëm rus tha se Rusia po diskuton garancinë e kalimit të sigurt të anijeve me ushtrinë turke. Por bisedimet midis Rusisë dhe Turqisë, për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës, kanë përfunduar pa zgjidhje. Rusia ka hedhur poshtë pretendime­t se pushtimi i saj ka krijuar një krizë globale ushqimore dhe fajëson Kievin për minim të ujërave përreth porteve të tij. Por Ukraina ka frikë se kjo mund ta bëjë atë më të prekshme ndaj sulmeve nga deti dhe thotë se çdo lëvizje për të shkrirë portet e saj nuk duhet të pengojë

sigurinë e saj. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës iu kundërpërg­jigj deklaratav­e të Lavrov. “Fjalët e Lavrov janë boshe”, tha Oleg Nikolenko përmes “Twitter”, së bashku me fotot e titujve të lajmeve që përmbledhi­n deklaratat e Lavrov. “Ukraina e ka bërë të qartë pozicionin e saj për portet detare: nevojiten pajisje ushtarake për të mbrojtur vijën bregdetare dhe një mision detar për të patrulluar rrugët e eksportit në Detin e Zi. Rusia nuk mund të lejohet të përdorë korridoret e grurit për të sulmuar Ukrainën jugore”, tha Nikolenko. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar ashpër edhe shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, teksa është shprehur se ushqimi është bërë pjesë e “arsenalit të terrorit” rus. Në një fjalim në Parlamenti­n Europian në Strasburg, Von der Leyen theksoi nevojën urgjente për të rihapur portet e Detit të Zi të Ukrainës, si një zgjidhje për krizën e afërt globale të ushqimit. Shoqata Ukrainase e Drithërave raporton se më shumë se gjysma e kapaciteti­t të magazinimi­t në territorin që zotërohet ende nga Ukraina është aktualisht në gatishmëri. Ukraina ka ambiente magazinimi për 55 milionë tonë grurë, nga të cilat 30 milionë janë tashmë në gjendje, njofton shoqata. Sipas tyre, vetëm 20 milionë tonë mund të dërgohen çdo vit jashtë pa ndihmën e porteve në Detin e Zi.

 ?? ?? Presidentj­a e KE, Ursula von der Leyen
Presidentj­a e KE, Ursula von der Leyen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania