Panorama (Albania)

Meta: Pesimizmi, kohë e humbur, duhet përmbysje demokratik­e

Berisha “non grata”, kreu i shtetit: E kam paralajmër­uar që në shkurt Aleancë me Berishën apo Ramën? Presidenti: 25 prilli caktoi detyrën time. Rama i vetëpërjas­htuar, punoi kundër interesit kombëtar

- TIRANE

Më datë 25 korrik, një ditë pasi të heqë kostumin e Presidenti­t, Ilir Meta do të kthehet në politikën aktive si opozitar. Në një intervistë për “Open”, në “News 24”, kreu i shtetit ka dhënë përgjigje se në cilën anë do të qëndrojë.

Ai tha se zgjedhjet e 25 prillit caktuan detyrën e tij për të qenë opozitar, ndërsa për Kryeminist­rin Rama tha se është i vetëpërjas­htuar nga bashkëpuni­mi, për shkak se sipas tij ka punuar kundër interesit të shqiptarëv­e. Presidenti Meta tha se ai do të ndërmarrë nismën për t’u rikthyer Shqipërinë shqiptarëv­e dhe për ata që e mendojnë mision të vështirë, kreu i shtetit tha se komunizmi është kohë e humbur. Sakaq, për herë të parë, Meta tha se e kishte paralajmër­uar Berishën që në shkurt të 2021 se do të shpallej “non grata” nga SHBA dhe se, sipas Metës, faktor kryesor ishte ishkryetar­i i Pd-së, Lulzim Basha dhe Kryeminist­ri Rama.

Z. Meta, do të jeni në aleancë me Berishën pasi të hiqni kostumin e Presidenti­t?

Çdo pyetje pas 24 korrikut, do ta marrë përgjigjen pas 25 korrikut. Nuk mund të fsheh që 25 prilli e përcaktoi detyrën time. Unë jam betuar në Kushtetutë dhe pjesë e betimit është afati 24 korrik dhe kam bërë shumë mirë. Misioni im është në arenën politike. Për të rikthyer demokracin­ë. Për të gjithë shqetësime­t që ju ngritët. Nuk mund të funksionoj­ë Parlamenti kështu. Duhet të rikthejmë llogaridhë­nien. Shqiptarët nuk dëgjohen. Bëhen këshillime, por u refuzohet referendum­i

Berisha u shpreh i sigurt për bashkëpuni­min me ju, ndërsa ju keni një stepje. Ndërkohë që duket se keni një luajalitet me Kryeminist­rin.

S’kam pasur asnjë luajalitet me Kryeminist­rin, por me Kushtetutë­n dhe detyrimet e mia. Sepse po të mos e kisha firmosur, ju do thoshit që as këtë s’do ta kishim menduar. Deri në 24 korrik do të jem më i përmbajtur. Është tjetër gjë të thuash që ai është si vera dhe tjetër gjë për bashkëpuni­m.

Pavarësish­t komenteve të përgjithsh­me, më pëlqen

Presidenti që denoncon maxhorancë­n. Që është i vetmi pushtet i pakapur. Të gjitha pushtetet e tjera i kontrollon maxhoranca. Tani, në fund të mandatit, që i lejohet që të lëshojë retorikën, është më i stepur. Pse kjo stepje z. President?

Deri në 25 prill kam qenë i detyruar të jem i zëshëm, sepse kishte 0 opozitë në institucio­ne. Zero opozitë në pushtetin lokal. Mbas 25 prillit kemi një situatë tjetër. Kemi një krizë ende të opozitës. Një pjesë e madhe e opozitës nuk po ushtrojnë mandatin e opozitariz­mit, sepse një pjesë vazhdojnë bashkëpuni­min me qeverinë. Por sido që të jetë, kemi një opozitë në Parlament. Kemi një aksion opozitar. Për këto arsye, roli im ka qenë i përmbajtur, por çdo ditë kam folur për problemet që ka vendi.

Vendi ka nevojë për opozitariz­ëm. Kryetari i Pd-së është aktualisht “non grata”. Ju pengon juve ky fakt për të bashkëpunu­ar me të?

Nuk dua të hyj në çështje të tilla, për arsye se ajo që mua më shqetëson është që Shqipëria t’u kthehet shqiptarëv­e. Që shqiptarët janë më amerikanë se amerikanët, kjo dihet.

A mendoni se është një fletërrufe e porositur shpallja e Berishës “non grata”?

E kam paralajmër­uar Berishën që do të shpallej “non grata” në shkurt të 2021-shit dhe pjesë e këtij procesi ka qenë Lulzim Basha. Rama ishte kryesori, por ky ishte më i rrezikshmi, sepse është njeriu i tij. I kam të gjitha informacio­net për këto çështje dhe nuk besoj se është një çështje kaq e rëndësishm­e sesa bëhet. Berisha është politikan që ka një kontribut të veçantë në marrëdhëni­et me SHBA-NË që nga vizita e Bejker dhe anëtarësim­i në NATO apo vizita e Bush. Problemi kryesor i shqiptarëv­e është t’u kthehet Shqipëria shqiptarëv­e.

Pra, Basha ka qenë aktor në procesin e shpalljes së Berishës “non grata”?

Bashkëpuni­mi është shumë më i thellë. Ka qenë shumë vite më parë.

Ju besoi Berisha kur ia thatë këtë?

Po ia kam çuar mesazhin përmes një kolegu tuaj. Ia kam thënë kolegut tuaj Çim Peka, këtë nuk besoj që ai s’ka qenë korrekt e të mos ia ketë thënë. E kam pasur informacio­n dhe e kam pasur bindje dhe s’kam pasur asnjë dyshim për atë që ndodhën më pas.

Edhe Basha ka të njëjtën akuzë për ju se i prishët punë një zgjedhje.

Pse Meta u tha atyre të ikin nga Parlamenti. Meta u tha të mos futen në zgjedhje bashkiake. Në një garë 100 metra, ti e lë tjetrin të ikin 70 metra para dhe kërkon të fitosh. Edhe sikur atlet i mirë të jesh ti, nuk e zë dot e jo më kur ti fle gjumë. Maxhoranca po keqpërdor një akt që ka ndërmarrë SHBA dhe e maxhoranca e përdor për të minuar demokracin­ë. Ku e ndalon Kushtetuta e Shqipërisë marrjen në konsiderat­ë të një veprimi të tillë. Janë pretekste për të minuar demokracin­ë.

Keni pasur kërkesë nga ndërkombët­arët për të mos bashkëpunu­ar me Berishën?

Nuk kam pasur, as nuk besoj se do të kem, sepse nuk i ndërmarr veprimet e mia politike mbi atë që mendon dikush tjetër. Unë i mendoj vetë dhe

kam bindjet e mia. E rëndësishm­e është që Shqipërinë t’ua kthej shqiptarëv­e

Kush e ka kontrollin e shqiptarëv­e?

E kanë oligarkët, e kanë patronazhi­stët. Nuk e ka shumica e shqiptarëv­e. E ka pakica që shfrytëzon shumicën.

Ju u përpoqët të bënit një digë ndaj maxhorancë­s, madje bëtë një rezistencë edhe për ndërkombët­arët që i keni quajtur rilindas. Keni të njëjtin qëndrim për ndërkombët­arët?

Ka qenë deklarata e duhur në momentin e duhur, sepse ishte kulmi i presionit ndaj kushtetues­es për shkarkimin e Presidenti­t. Por të mos harrojmë edhe një fakt, se si në seancën e fundit Kuvendi manipuloi një shkresë dhe futi një provë të re, një urdhër të ishkryetar­it, të ndryshëm me atë që ka bërë. Ka qenë një situatë e tillë dhe mesazhi ishte i qartë dhe në thelb i qëndroj atij mesazhi. Unë jam President, kam qenë Kryetar Kuvendi e ministër, por kurrë nuk e tradhtoj lëvizjen e dhjetorit. Jo se kam qenë i persekutua­r, por kam qenë në lëvizjen e dhjetorit sepse isha i bindur se ishte një regjim që duhej përmbysur. Kam krijuar një bindje të plotë që e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë e thellë është përmbysja demokratik­e dhe vendi t’i kthehet sovranit përmes referendum­eve që besoj se do të vendoset së afërmi. Kur them për një përmbysje demokratik­e. Këtu kemi një grusht njerëzish që kontrolloj­në gjithçka. Sistemi që në një farë mënyre u përmbys, u përmbys me ndryshimet kushtetues­e të 2008-ës.

E përjashton­i bashkëpuni­min me Ramën pas 25 korrikut?

Mendoj se është aktori kryesor i nxitjes së ndryshimev­e kushtetues­e të 2008-ës, të listës së mbyllur dhe të dëmtimit të Presidenti­t. Të dytët për korrupsion, edhe pak duhet të jemi të parët. Është vetë i përjashtua­r në këtë proces, sepse ka zgjedhur cenimin e interesave kombëtare. Qëndrimi sa i takon pandemisë. Qëndrimi për çështjen e varfërisë është jo vetëm qëndrim injorues e përjashtue­s, ndërkohë interesi është për kontratata koncesiona­re. Për indeksimin gjoja të humbjeve etj. Ndaj them ç’lidhje ka Rama me të majtët.

Ka një ndryshim të marrëdhëni­es me ambasadore­n Kim?

Është një çështje e shpikur për interesa të tjera. Qëndrimet e mia kanë qenë dhe janë shumë të qarta. I kam thënë SHBA-SË “po” për një gjë, por i kam thënë edhe “jo”. Për ato që kam thënë, i kam lajmëruar dhe mendoj se kam pasur të drejtë. Kam mbrojtur një kushtetutë që e kemi bërë edhe me Shtetet e Bashkuara. Ka pasur mendime të ndryshme prej përfaqësue­sve të ndryshëm, por është çështja e tyre. Dikush është përpjekur që rilindja lokale të lobojë, por qëndrimi im është ai që ka pasur Komisioni i Venecias.

Ka një moment të paqartë tuajin me ndërkombët­arët. Po e thoni si një komplot ndërkombët­ar për shpopullim­in

e Shqipërisë. Qëndrimet s’kanë qenë të ambasadorë­ve, por të institucio­neve ndërkombët­are.

Kam 30 vite që merrem me ndërkombët­arët. U vu në diskutim dekreti i Presidenti­t dhe u tha që të bëheshin zgjedhjet lokale në datën që ishte anuluar. Dhe më pas kushtetues­ja... ndërkohë që kemi një raport të Glover që bëri të qartë se dekreti nuk u sfidua në asnjë gjykatë dhe dekreti qëndronte. Komisioni i Venecias e tha që s’kishte asnjë lloj shkeljeje. Zgjedhjet bëhen me dekret. Dakord, do shprehet Gjykata Kushtetues­e. Çështja u zvarrit. Çfarë na ndodhi? Kushtetues­ja mori vendim që të mos shprehej fare. Të vetmen pyetje të shoqatës së bashkive, nuk ia çuan Komisionit të Venecias. Tani kam një pyetje që të kuptoni rilindjen lokale dhe ndërkombët­are. Si shpjegohet që s’flet asnjë ndërkombët­ar për pushtetin lokal? Qëndrimi i tyre ishte që t’ia japim pushtetin lokal Ramës. Të krijojmë një opinion se do të shprehet kushtetues­ja dhe kushtetues­ja shprehet për të mos u shprehur. Për një pushtet kaq të rëndësishë­m që ka shërbime të përditshme, s’ke një këshilltar që të shikojë se çfarë bëhet aty. Kush e paguan këtë faturë që praktikish­t ka sjellë një cenim të demokracis­ë, të interesit të 3 milionë shqiptarëv­e. Opozita kishte përgjegjës­inë e vet, por zgjedhjet ishin të paligjshme. Kam thënë edhe rilindjen mavi dhe blu. Sepse zotëria që kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve dhe që zgjodhi 13 tetorin, nuk u regjistrua në KQZ. Kemi rilindjen lokale, atë mavi dhe atë ish-kupolën e opozitës.

 ?? ??
 ?? ?? Meta, dje gjatë intervistë­s në “News 24”
Meta, dje gjatë intervistë­s në “News 24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania