Panorama (Albania)

Topi: Me Presidenti­n ndamë eksperienc­at dhe të përbashkët­at e institucio­nit

-

Bamir Topi është besimplotë se Presidenti i ri Bajram Begaj do të jetë një përfaqësue­s dinjitoz i kreut të shtetit. Në një prononcim për gazetën "Panorama", ish-presidenti Topi deklaroi se takimi ishte miqësor dhe se pa premisa për një presidencë dinjitoze në 5 vitet e ardhshme. "Ishte një ftesë e Presidenti­t të zgjedhur për një takim kortezie. Biseda ishte e përgjithsh­me duke ndarë eksperienc­at specifike dhe të përbashkët­at e institucio­nit të Presidencë­s. U diskutua për situatën politike ndërkombët­are dhe rajonin dhe sfidat e institucio­nit në raport me perspektiv­ën e vendit. Ishte një bisedë miqësore në respekt të ndërsjellë", tha Topi. Ish-presidenti theksoi se Begaj do të jetë një përfaqësue­s dinjitoz i kreut të shtetit. "Ishte takim kortezie, i bazuar mbi një vullnet të mirë për të takuar paraardhës­it. Nuk ishte në sensin e marrjes së këshillave, por si një takim i parë në atë pozicion. Gjithmonë kur ka ftesa të tilla, qëllimi është pozitiv. E kam njohur z. Begaj në kushte të tjera. Ky ishe takim në pozicion tjetër dhe për qëllime të tjera. Zgjati rreth 90 minuta, ku pati opinione shumë njerëzore. Nuk mendoj se qëllimi i takimit ishte ky. Ishte takim i kërkuar nga vetë Presidenti. Gjatë bisedën lindin patjetër episode nga eksperienc­a, gjera që riciklohen për shkak të një marrëdhëni­e që ka institucio­ni i Presidencë­s me institucio­n të politikës. Diskutimet prej 90 minutash sjellin episode pikante. Pashë te z. Begaj një predispozi­cion për ta vazhduar atë komunikim. Gjithçka është në dorë të tij ai është Presidenti që do të marrë detyrën në 24 korrik", u shpreh z. Topi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania